Gjykata Kushtetuese/ KED: Lista me tre gjyqtarët është gati, presim të kalojnë Vetting-un

Shkak për mosplotësimin e Gjykatës Kushtetuese me kandidatë nga Parlamenti dhe Gjykata e Lartë rezulton se është procesi i Vetting-ut. Report Tv është interesuar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rezulton se tre gjyqtarët në garë Ilir Mustafaraj, Regleta Panajoti dhe Anila Kristani ende nuk kanë marrë një konfirmim nga Vetting-u.

Sipas ligjit në fuqi të gjithë kandidatët gjyqtarë duhet më parë të kalojnë Vetting-un dhe të pikëzohen në listën e konkurruesve që i përcillet parlamentit për votim ndërsa çfarë vijnë jashtë sistemit i nënshtrohen Vetting-ut sapo marrin statusin e gjyqtarit.

Mustafaraj ish-anëtar KLD-je dhe dy gjyqtarët Panajoti dhe Kristani janë aktualisht gjyqtar në rrethin gjyqësor Tiranë, ndërsa paçka se janë shortuar nga KPK ende për ta nuk ka një seancë të programuar deri më 18 qershor, ndërsa ata kanë kandiduar për vende të shpallur si nga parlamenti, presidenti apo Gjykata e Lartë.

Report Tv ka mësuar se nga lista me mbi 40 kandidatë të cilët aplikuan në fillim për shkak të mosplotësimit të kushteve, tërheqjes nga gara si dhe procesit të Vetting-ut lista pritet të reduktohet në jo më shumë se 15 kandidatë që më pas do të marrin pëlqimit nga Parlamenti.

Ndërkohë nuk kanë munguar as deklaratat publike se brenda korrikut apo shtatorit Gjykata Kushtetuese do të jetë gati, ndërsa KED shprehet se gjithçka është gati por duhet më parë 'OK' nga Vetting-u.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kristian: 13/06/2019 23:41

    Profesor Ilir Mustafaj nje figure e vyer e drejtesise shqiptare! E meriton kete post me shume se kushdo....rrespekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?