Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për kompensimin e pronave, reagon ATP: Digjet fondi i vitit 2023 prej më shumë se 2.3 mld lekësh

Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për kompensimin e pronave, reagon ATP: Digjet fondi i vitit 2023 prej më shumë se 2.3 mld lekësh

Agjencia e Trajtimit të Pronave

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka reaguar sot lidhur me vendimin e dhënë 4 ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese që vendosi pranimin e kërkesës së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zbatimin e ligjit për kompensimin e pronave, konkretisht ligji nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Në deklaratën e bërë, përmes një postimi në facebook, Agjencia e Trajtimit të Pronave nënvizon se ky vendim vë në pikëpyetje një prej proceseve më të rëndësishme të shtetit shqiptar që prej vitit 1993 kur nga Kuvendi u ndërmorën hapat e para në drejtim të zgjidhjes së çështjeve që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera padrejtësisht nga shteti komunist prej datës 29.11.1944.

“Ky ligj, miratuar për trajtimin e pronës dhe procesin e kompensimit të pronave, ka shërbyer si hap i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve të shpronësuar nga shteti komunist. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, procesi i trajtimit të 7000 dosjeve të patrajtuara është pezulluar, duke vënë në pikëpyetje një nga proceset më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Ligji Nr.77/2022 garantonte rivlerësimin e vendimeve dhe procesit të kompensimit, duke sjellë publikimin e 3876 vendimeve për njohjen e të drejtës së kompensimit”, sqaron ATP.

Sipas ATP, pezullimi aktual i këtij ligji do të rezultojë në vonesa dhe në shtyrje të zgjidhjes përfundimtare për procesin e kompensimit pasi digjet fondi i vitit 2023 i caktuar nga qeveria prej më shumë se 2.3 miliardë lekësh. 

“Kjo ndikon jo vetëm pronarët, por gjithashtu shoqërinë shqiptare në tërësi. Fondi i kompensimit për vitin 2023, i cili do të përdorej për kompensim financiar, tani do të pësojë djegie në vlerën 2.340.000.000 lekë. Në respekt të plotë ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor, duke u nisur vetëm nga ndjeshmëria e opinionit publik, vlerësojmë se shqyrtimi me përparësi i kësaj çështje nga ana e Gjykatës Kushtetuese është i një rëndësie jetike për përfundimin e procesit të kompensimit”, përfundon reagimin zyrtar Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Kujtojmë se në 9 nëntor, Kushtetuesja pranoi kërkesën e KSHM duke e kaluar për gjykim dhe deri në vendimin final, pezullohet zbatimi i ndryshimeve në ligjin për pronat që u miratuan vitin e kaluar. Kështu vendosi që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!