Gjykata Kushtetuese pezullon
ligjin për gjobat ndaj bizneseve

TIRANE - TIRANE- Gjykata Kushtetuese vendosi dje të pezullojë ligjin që parashikon rritjen e gjobave për evazion fiskal, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor. Ky vendim vjen pas kërkesës së shoqatës së tregtarëve e cila kërkon shpalljen antikushtetues të ndryshimeve ligjore të cilat dhjetë fishuan gjobat për evazionin dhe mos përdorimin e kasës fiskale.

“Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 ‘Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar’, vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 ‘Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, thekson në njoftimin zyrtar Gjykata Kushtetuese.
 
Gjobat
Gjobat e reja të miratuara nga Qeveria, janë në fuqi që prej një muaji dhe parashikojnë penalizime deri në 10 milionë lekë për shkelje tatimore. Sipas legjislacionit të ri, çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, dënohet me gjobë prej 500 mijë lekësh. Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin nga bizneset e vogla, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli i parë në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të të punësuarëve në organin tatimor tatimpaguesi përkatës detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, konsiderohet evazion tatimor, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.

Në rast se subjekti nuk afishon në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, nëse nuk i jepet kuponi, dënim me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”
 
Kuponat
Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, për moslëshim të kuponit tatimor, subjekti dënohem  me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të kuponit, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten e paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për muajt e fundit.

Në rastet kur subjekti lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore /biletë, me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore /biletën me vlerë të parashtypur, dënohet me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore. Tatimpaguesi, që kryen shitje me shumicë të mallrave në adrese të identifikuar si njësi te shitjes me shumicë, ose mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen