Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për mandatin e Xhaçkës dhe e riktheu në Kuvend, PD kërkon shqyrtim urgjent

Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për mandatin e Xhaçkës dhe e riktheu në Kuvend, PD kërkon shqyrtim urgjent

Olta Xhaçka dhe Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon shqyrtimin urgjent të çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e saj në Kuvend. Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e arsyetuar. 

“Gjykata Kushtetues shpalli dje vendimin e saj për mandatin e Olta Xhackës, duke rrëzuar Kuvendin dhe duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Opozita i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.  Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj cështje në seancën plenare të datës 2 Mars”, thuhet në një njoftim të PD.

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka do të kthehet sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Kushtetuesja’ ka shfuqizuar të dyja vendimet e parlamentit edhe atë që miratonte raportin e mazhorancës dhe atë që rrëzonte raportin e opozitës. Ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ‘Rithemelimit’ që kërkonin heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Kushtetueses, kjo çështje do duhej të dërgohej përmes një raporti të shprehur  më parë nga Kuvendi. Kështu që mandati i Xhaçkës do të kthehet edhe një herë në Kuvend dhe me këtë vendim të Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar që ta çojë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës.

“Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi,” thuhet në vendimin e shumicës.

Kjo nuk do të thotë që mandati do t’i hiqet, 'Kushtetuesja' mund të mos gjejë konflikt interesi, por do të jenë anëtarët e kësaj Gjykate që do marrin një vendim të tillë. Në këtë formë zgjidhet edhe përplasja e moskompetencave mes deputetëve të PD dhe Kuvendit të Shqipërisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren