Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin nga çështja e tij të gjyqtares Marsida Xhaferllari

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin nga çështja e tij të gjyqtares Marsida Xhaferllari

Gjykata Kushtetuese

TIRANË - Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese Marsida Xhaferllari nga shyqrtimi i ankimit për masën e sigurisë detyrim paraqitje si antikushtetuese.

Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. 

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash. Kërkesa e avokatëve të ish-kryeministrit u rrëzua pasi sipas trupës së 7 gjykatësve ishte e pabazuar në prova.

Seanca për ankimimin e Berishës do të mbahet më datën 19 nëntor.

Berisha kundërshtoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO sipas kërkesës së SPAK, që kreut të PD-së të vendoset në masën e detyrimit me paraqitje në OPGJ dhe ti ndalohet dalja jashtë shtetit. Më pas Berisha nuk e zbatoi këtë masë për tu paraqitur në OPGJ dhe ndaj tij u vendos masa e arrestit shtëpiak, nën të cilën është ende. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit

Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit