Gjykata Kushtetuese është sot para provës më të vështirë dhe të rëndësishme që nga themelimi i saj. Gjykata Kushtetuese do të thotë sot fjalën e fundit për ligjin e Vetingut.

Vendimi i Kushtetueses është përcaktues jo vetëm për çeljen e negociatave dhe kthimin e Shqipërisë në një vend normal, por edhe për shembjen e kështjellës së korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe më pas në politikën shqiptare.

Edhe pse Komisioni i Venecias e ka konfirmuar ligjin në përputhje me Kushtetutën dhe të konventat ndërkombëtare, Partia Demokratike pretendon është Gjykata Kushtetuese ajo e cila duhet të shprehet mbi kushtetutshmërinë e ligjit.

Presioni i Perëndimit dhe i opinionit publik mbi Gjykatën Kushtetuese që të pranojë verdiktin e Venecias, është i pazakontë. 

Komisioni i Venecias e vlerësoi plotësisht ligjor dhe kushtetues ligjin e Vettingut, duke i kthyer përgjigje negative pretendimeve të opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit pezulloi zbatimin e ligjit në datën 25 tetor, ndërsa iu drejtua Venecias për të marrë një opinion të detajuar për katër pyetjet e saj.

Pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese ishin shkelja e të drejtave të njeriut, konflikti i interesit të kësaj gjykate, pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe e drejta e ankimimit të gjykatësve dhe prokurorëve.

Kushtetuesja vuri në diskutim kushtetutshmërinë dhe vlefshmërinë ligjore të Vettingut, por përgjigja e Venecias ishte e qartë dhe konkrete se ligji nuk cenon asnjë nen të Kushtetutës.   

Por kush janë 5 skenarët e mundshëm?
 
Gjykata Kushtetutuese mund ta cilësojë ligjin si kushtetues.
 
Gjykata duke qenë se përbëhet nga 8 anëtarë dhe një votim 4 pro dhe 4 kundër, do të sillte rrëzimin e ligjit.
 
Gjykata mund ta shtyjë ligjin deri në plotësimin e vendit vakant të anëtarit të 9 të kësaj gjykate.
 
Gjykata mund ta refuzojë draftin dhe t’ia rikthejë Kuvendit për riformulim.
 
Gjykata mundet të abstenojë, një procedurë kjo e ndjekur në vitin 2009, kur shqyrtoi ligjin e Lustracionit duke sjellë rrëzimin e tij.


dy.b/shqiptarja.com