Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së magjistratëve për pagat.

Pasi Parlamenti miratoi formulën e re për pagat e magjistratëve, të cilat u rritën në masën 2% të pagës së Presidentit, gjyqtarët e prokurorët vendosën që betejën për pagat e tyre ta vijojnë aty ku kishin paralajmëruar, në Gjykatë Kushtetuese.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkuan pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi.

Sipas tyre, paga referuese duhet të lidhet me atë të një funksionari të lartë të administratës publike, që indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit.

Ata kërkojnë një rritje të pagës rreth 9-fish më shumë, sesa rritja e miratuar sëfundmi në Kuvend.

Me formulën e re, tashmë në Gjykatë Kushtetuese, mazhoranca rriti me rreth 8500 lekë pagën referencë të magjistratëve, të cilët thënë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur një rritje minimalisht 80.000 lekë më të lartë, që është 9 herë më e lartë.