Duke u mbështetur në dëshmitë e tyre, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës.    Vetëm pas një muaji kur opozita u nis drejt saj për ta kontestuar zgjedhjen e ish kreut të PDK’së President, Gjykata mori vendim kundër saj. 

Gjykata e ka konsideruar të pabazë ankesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President.Në këtë mënyrë Thaçit i hapet rruga për tu ulur në zyrën e presidentit pa pasur probleme ligjore.

Para tij Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar nga pozita presidentit Zotin Fatmir Sejdiu dhe Begjet Pacolli.Ekspres