Pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg”, ka reaguar avokati mbrojtës Ilia Ilia, që mbron ish-drejtoreshën e Postës Elizabeta Mataj. Në një prononcim për mediat, Ilia e cilësoi absurd vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, pasi sipas tij, ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm.
“Vendimi ishte absurd për ish-drejtuesen. Absurd, sepse ndalimi është bërë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor (2025) dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë dhe mbi bazën e tyre ka ardhur auditimi që ka zgjatur një muaj. Është konstuar shkelje nga dy subjekte të tjera, shefja e financës dhe arkëtares. Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza thotë se ka tre sekuenca filmike që shefja e financës i ka dërguar paratë te zyra Mataj”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Vodhën mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën! Arrest shtëpie për dy vartëset! Prokurori: Elisabeta Mataj, frekuentuese e kazinove









