Gjykata e Tiranës vendos masën e arrestit shtepiak për Manjola Priftin ish bashkëshorten e Fatmir Ramës të njohur ndryshe si Miri I Xhikes.
Masa e arrestit shtëpiak ishte kërkuar edhe nga prokuroria sot gjatë vlerësimit të masës së sigurisë. Manjola Prifti akuzohet për disa vepra penale në Itali ku është dënuar nga drejtësia e këtij vendi me 11 vjet heqje lirie.  Manjola Prifti është dënuar nga Gjykata e Romës në vitin 2002 e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.  Avokati I Manjola Priftit kërkoi lirimin e klientes së tij për shkak të vajzës së mitur.  Ajo u arrestua dy ditë më parë në një lokal ku menaxhonte vetë në zonën e Vaqarrit.
Gjatë kohës së bashkëjetesës me Mirin e Xhikës ajo lindi një djalë endin, kurse pas vrasjes së tij ajo është martuar sërish dhe prej kësaj martese ka një vajzë.
(ns/shqiptarja.com)