LEZHE - Gjykata e Lezhes ka lënë në fuqi vendimin e saj për ish-kreun e komunës Dajç në Lezhë, Rrok Rroku, të akuzuar për vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës. Togat e zeza ka konfirmuar sërish vendimin për masën e sigurisë "Arrest me burg pa afat" për Rrokun, i cili u paraqit në gjykatë pasditen e djeshme.

Kërkesa e avokatit mbrojtës të Rrokut për ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij nuk është marrë në konsideratë nga trupi gjykues, ndërsa organi i akuzës paraqiti pretendimet e tij për akuzat e ngritura ndaj ish kreut të komunës Dajç në Lezhë, Rrok Rroku.

Kërkesa e avokatit mbrojtës të Rrokut kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, pasi sipas tij, dyshimet e hedhura ndaj klientit të tij nuk përbëjnë rrezik shoqëror dhe se ai mund te paraqitej në gjykatë me kërkesën e kësaj të fundit deri në përfundim të gjykimit.

Prokurori i çështjes ka kërkuar nga trupi gjykues që masa e arrestit "Burg pa afat" për ish-kreun e komunës Dajç, Rrok Rroku, është e bazuar në kodin e procedures penale, ndërsa ka prezantuar edhe dyshimet për tjetërsimin e disa automjeteve të mbërritura si donacion në këtë njesi vendore gjatë periudhës që komuna drejtohej nga i pandehuri.

Sektori i krimit ekonomik ka dorëzuar në prokurori të gjithë dokumentacionin e sekuestruar në komunën e Dajçit në lidhje me këtë çështje, ndërsa pritet që së shpejti të nisë edhe procedimi penal ndaj Rrokut.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)