Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Olsi Belortaja, drejtuesi i automjetit që shkaktoi një aksident me tre të vdekur, tre netë më parë në Devoll.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 qershorit, në rrugën Bilisht-Kapshticë. Nga aksidenti humbën jetën Anjeza Goni 32 vjeçe dhe Valmira Çuko, 34 vjeçe ndërsa dy ditë më vonë vdiq në spital edhe fëmija që ndodhej bashkë me to.

Autori i këtij aksidentit të rëndë Olsi Belortja, një agjent doganor në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, u largua  me shpejtësi të madhe, duke mos i dhënë as ndihmën e parë të dëmtuarve.

Ai u kap në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore. Testet e alkoolit vërtetuan se Belortaja kishte qenë i dehur në masën e 0.85 mg/l dhe 0.82 mg/l.