Gjykata lë të lirë Skënder Tufën, u
arrestua me 2 shishe lëndë plasëse

Gjykata lë të lirë Skënder Tufën, u<br />arrestua me 2 shishe lëndë plasëse
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Skënder Tufën, ish-koordinatorin e grevës së urisë, pasi pak ditë më parë u arrestua në sheshin “Nënë Tereza” me 2 shishe lëndë plasëse.
 
Gjyqi i zhvilluar mesditën e së dielës është mbyllur pa masë sigurie. Vetë Tufa, së bashku me avokatin mbrojtës Irvin Faniko, e kanë quajtur “jo të drejtë” gjithë arrestimin, pasi lëndët plasëse nuk i përkisnin shtetasit Tufa.
 
Prokurori i çështjes, Blerin Tomini, e ka quajtur të ligjshëm arrestimin, por nuk ka kërkuar masë sigurie për Tufën.
 
Skënder Tufa u arrestua me datën 5 qershor së bashku me Petrit Lipon, të dy këta shtetas të dyshuar si persona të rrezikshëm, pasi me vete kanë mbajtur lëndë plasëse.
 
Por sipas 2 të akuzuarve kjo gjë nuk ka qenë e vërtetë, pasi thonë se “materialet e gjetura nga policia e Tiranës nuk i përkisnin atyre”. Që prej datës 5 e deri më sot, Tufa ka qëndruar në dhomat e paraburgimit të komisariatit nr.1 në Tiranë.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni