Gjykata e Vlorës ka liruar sot nga qelitë e paraburgimit, zyrtarët e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Vlorës dhe biznesmenin të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin lejuar ndërtimin e një pallati ndonëse për të nuk kishte leje ndërtimi.

Togat e zeza të Gjykatës së Vlorës i kanë akuzuar ata për veprat penale të “‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm’ ndaj dhe vendosi masën “Detyrim paraqitje” për 6 të arrestuarit.

Kjo seancë u zhvillua për kreun e Inspektoriatit Urbanistik David Tushaj,ish-kreun e Inspektoriatit Urbanistik Besnik Karabolli,Olti Bejko punonjës në INUV dhe Edmond Aliu ndërtues

Në gjykatë, seanca u drejtua me dyer të mbyllura nga relatori i çështjes Skënder Haluçi, seancë në të cilën ishin të pranishëm familjarëve  të arrestuarve dhe ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Një ditë më parë,Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Vlorës, David Tushaj, paraardhësi i tij në këtë detyrë deri në nëntor të 2014-ës Besnik Karabolli, tre inspektorë të INUV-it në këtë bashki dhe administratori i një firme ndërtimi u arrestuan nga policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e një pallati 12 katësh për të cilin nuk ishte dhënë leje. Madje në 12 maj të 2014-ës bashkia kishte pezulluar ndërtimin me argumentin se nuk është njoftuar më parë INUV dhe kishte mangësi dokumentacioni tekniko-ligjor në kantier. Por vendimi nuk është zbatuar nga ana e autoriteteve publike, edhe pse sipas prokurorisë, ndërtimi i pallatit ishte mjat i dukshëm.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)