Gjykata liron presidentin e “Darfos” 
Sallaku: Arrestimi ishte si Tsunami

Gjykata liron presidentin e “Darfos” <br />Sallaku: Arrestimi ishte si Tsunami
U prangos në Itali sëbashku me 15 persona të tjerë pas një hetimi për pastrim parash, por Gjykata e Kremonas e ka lënë të lirë biznesmenin dhe presidentin e Klubit të futbollit 'Darfo' Gëzim Sallaku.

42 vjeçari shqiptar u arrestuar në 13 prill pas një operacioni blic të policisë italiane, ku në pranga ranë dhe 9 shtetas italian. Pas lirisë të fituar në gjykatë Sallaku është rikthyer pranë klubit të futbollit, ndërsa ka deklaruar se arrestimi ka qenë një cunam për të dhe gjithcka ishte e papritur.  "Ne sqaruam pozicionin tonë gjatë marrjes në pyetje dhe realisht e prinsim që ai të lirohej", tha avokati Gian Battista Scalvi.
 
Sallaku është një emër i njohur për policinë italiane. Në vitin 2002 ai u burgos si pjesë e një rrjeti trafiku të makinave luksoze të vjedhura në Itali dhe që shiteshin në Evropën Lindore. 

Sipas hetimit Sallaku ofronte dokumenta të falsifikuara qarkullimi në mënyrë që automjetet që do transportoheshin nga Marseja për në Afrikën e Jugut të mos kishin asnjë problem. Ai sipas hetimit ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje të veçanta me stafin aktual në portin e Barit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin