Gjykata në një javë/ Nga
Fullani tek çështja Lazarati

Gjykata në një javë/ Nga<br />Fullani tek çështja Lazarati
Gjykata e Tiranës dhe veçanërisht ajo e krimeve të rënda ka përjetuar një javë të ngjeshur me séance gjyqësore të cilat kanë tërhequr jo pak vëmendjen e opionit publik.

Çështja e ish guvernatorit Fullani ka njohur vendimin, çështja Gjuta gjithashtu, çështja “Lazaratit” ka njohur shtyrje…etj

Ish-Guvernatori Fullani u shpall i pafajshëm:

fullani
(Ardian Fullani në gjykatë)

Mesditën e të hënës 12 Tetor, Ish-Guvernatori Ardian Fullani u paraqit në Gjykatën e Tiranës për të njohur vendimin e ndaj tij. Ai pranoi gjykimin e shkurtuar, ndërsa kërkoi dhe pafajsinë.

Prokuroia nga krahu tjetër e akuzoi Fullanin për shpërdorim detyre me pasojë vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i BSH, vjedhje që u zbulua pak më shumë se një vit më parë. Ai u akuzua gjithashtu edhe për blerjen e dyshimtë nga ana e institucionit që ai drejtonte të Hotel “Dajtit”, simbolit të hotelerisë shqiptare, në vlerën e rreth 30 milionë eurove si dhe për degradimin e tij.

Akuza këto të cilat sipas prokurorisë vlenin jo më pak se 5 vite burg dhe për gjykimin e shkurtuar 3 vite heqje lirie. “Pasi pamë e shqyrtuam procesin, Ardian Fullani shpallet i pafajshëm, t’i hiqet masa e detyrimit me paraqitje, shpenzimet proceduriale i ngarkohen prokurorisë”, deklaroi kreu i trupit gjykues Artan Gjermeni.

Deri tani lidhur me këtë dosje, janë dënuar 15 të pandehur, të gjithë zyrtarë të niveleve të ulët në BSH. Me interes pritet procesi gjyqësor ndaj ish kryeinspektores Elivar Golemi, e cila një vit më parë u ndalua bashkë me zotin Fullani.

“Gjuta”: I vuri tritol farmacisë së babait të Ministrit Tahiri, Gjykata e dënon për dhunën ndaj policisë

gjuta
(Vladimir Gjuta, i shoqëruar në polici)

Çështja “Gjuta” është një nga çështjet më të diskutuara në opinionin publik, së bashku me çështjen Fullani. Vladimir Gjuta u akuzua si personi që vendosi tritolin tek farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Tahiri. Ai u dënua 3 vite burgim nga gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela. Gjuta në këtë rast u shpall fjator për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, një çështje paralele kjo për Gjutën, teksa ende nuk ka nisur gjyqi për çështjen kryesore, atë të tritolit tek Farmacia e prindërve të Ministrit Tahiri.

Lazarati, 10 të pandehur pranojnë gjykimin e shkurtuar

Më 14 Tetor në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar séance e radhës në ngarkim të akuzuarve për dosjen “Lazarati”.


Gjatë senacës në fjalë 10-të prej të akuzuarve pranuan fajin dhe kërkuan gjykim të shkurtuar, me shpresën e uljes së dënimit në masën e 1/3 të dënimit.

Ndërsa personi që akuzohet si kryetar i grupimit në fjalë, Gate Mahmutaj, si dhe ndihmësit e tij, Albion Aliko, Alfred Prroko dhe dy vllezërit Gurgaz e Enrik Skënderi nuk kanë pranuar se janë fajtore, duke kërkuar gjykim të thelluar të çështjes, pasi sipas tyre, të katërt nuk janë pjesë e grupimit që i bëri rezistencë policisë, qershorin e vitit të shkuar, kur Policia ndërhyri në Lazarat në kuadër të operacionit për ndalimin e prodhimit dhe trafkimit të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se sipas policisë dhe prokurorisë, në fund të operacionit rezultoi se në mbështetje të Gate Mahmutaj erdhën afërsisht 40 persona të armatosur të cilët në orët e para të mëngjesit të datës 16 qershor 2014 bënë një rezistencë të armatosur prej disa orësh.

Të pandehur
Gate (Razip) Mahmutaj Zakonshëm
Enrik Skënderi Zakonshëm
Gurgaz Skënderi Zakonshëm
Albion Aliko zakonshëm
Alfred Proko zakonshëm
Arjan Basha
Ramadan Basha
Servet Basha
Emiliano Aliko
Drini Aliko
Alfred Trofa
Drini Aliko
Matias Boçaj
Vandam Mahmutaj

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptajra.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare