Gjykata e Uashgintonit dënoi me afatet më të gjatë të burgimit të dhëna ndonjëherë për akte dhune gjatë revoltave, dy prej organizatorëve të marshimit të dhunshëm drejt Kapitolit më 6 Janar 2021.
Gjykatësit i dhanë 17 vite burg një prej drejtuesve të grupit të së djathtës radikale Proud Boys, 38-vjeçarit Xho Bigs. Veterani i luftës në Vjetnam u shpall fajtor nga Gjykata e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara për organizim të tubimeve të dhunshme kundër rendit kushtetues dhe institucioneve drejtuese të vendit. Prokurorët kërkuan gati dyfishin, deri 33 vite burg, por Biggs përfitoi nga zbutja e dënimit pasi shprehu pendesë për aktet e tij.
15 vite burg u dha edhe për anëtarin tjetër të kësaj organizate, ish-marinsinZakari Rejl, bashkëpuntor në organizimin e mësymjes ndaj Kapitolit. I njohur edhe si ish-korrespondent për portale konspirative në internet, Rejl akuzohet se përdori aftësitë e tij ushtarake të përforcuara edhe gjatë pjesëmarrjes në konflikte të ndryshme në krah të ushtrisë amerikane për të rrëzuar rendin kushtetues.
Të dy të dënuarit janë mes organizatorëve të mësymjes në Kongres, në mbështetje të pretendimeve të ish-presidentit Donald Tramp se betimi i pasardhësit të tij Joe Biden duhej ndalur, pasi kishte marrë postin përmes zgjedhjeve të manipuluara siç pretendonte ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë. Mësymja e mbështetësve të Trampit shkaktoi 5 viktima.
S.S/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
DOGE e Elon Musk pretendon se ka gjetur 4.7 trilionë dollarë pagesa të Thesarit të ‘pagjurmueshme'
18 Shkurt, 21:15
-
Europa në sanduiç, nga të mbrohet më parë
18 Shkurt, 21:08
-
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
18 Shkurt, 20:29
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01
-
Guvernatorja shqyrton mundësinë e shkarkimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut
18 Shkurt, 19:47
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt, 18:20
-
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
18 Shkurt, 17:43