Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të mërkurë (24 prill) që të pezullojë ankandin për shitjen e aksioneve të klubit të Tiranës, të dalë në treg nga përmbaruesi Baftjar Nela. Lajmin e konfirmon për Report TV përmbaruesi, i cili thotë se 'çështja do gjykohet në themel'.
66% e aksioneve të Tiranës dolën në ankand pasi "Halili sh.p.k" i detyrohet kreditorit Abedin Treza një shifër prej 1.5 milionë eurosh, plus 25 milionë lekë të rinj edhe përqindjet gjatë këtyre viteve, duke qenë se vendimi në fjalë në favor të kreditorit është marrë në 2019. Shuma që presidenti i Tiranës detyrohet është rreth 2.4 milionë euro.
Me vendimin e sotëm të gjykatës, Refik Halili vijon të jetë presidenti i Tiranës me 66 përqind të aksioneve, ndërkohë që 34 përqind i zotëron Bashkia e Tiranës.
Çështja - Familja Preza (Treza) ka fituar të drejtën e dëmshpërblimit nga "Halili shpk" që në 2019 dhe prej kësaj kohe nuk ka marrë asnjë pagesë nga Refik Halili, kreu i "Halili shpk" dhe presidenti i KF Tiranës.
Prej javësh tanimë kuotat (66 përqind që zotëron Halili) e KF Tiranës dolën në ankand për 1.6 milionë euro pasi u bllokuan nga përmbaruesi Baftjar Nela, teksa nuk pati asnjë ofertues në fazën e parë. Ndërkohë që përmbaruesi i cili kishte bllokuar kuotat e KF Tiranës përgatitej për një ankand të dytë, KF Tirana u hodh në kundërsulm dhe bëri një kundërpadi për këtë çështje.
Këtë të mërkurë gjyqtarja e çështjes Alma Hicka ka vendosur që ankandi të anulohet dhe çështja e bllokimit të aksioneve të KT Tiranës dhe dalja e tyre në ankand të hetohet në themel.
Ngërçi - Në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 përqind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit te KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë, shumë e cila shkon rreth 2.4 milionë euro.
S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Superliga/ Partizani dhe Dinamo paqe me gola, Tirana jep shenja shprese në Ballsh! Skënderbeu përmbys Teutën
25 Janar, 19:10
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31