Disa ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës Administrative, që refuzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për zgjerimin e zonës së mbrojtur në malin e Tomorrit, banorë të Beratit, vizitorë madje edhe turistë të huaj vijojnë të firmosin peticionin kundër vendimit të Administratives.
Nga dita e shtunë dhe aktualisht janë mbledhur qindra firma pro mbrojtjes së vlerave natyrore të malit të Tomorrit, miratuar me vendim qeverie si Park Kombëtar. Ministria e Mjedisit thotë se të angazhuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, krahas promovimit të atraksioneve turistike janë edhe të rinjtë e Smile Albania, në qarkun e Beratit, në guidën e të cilëve, mali i Tomorrit është nga më të frekuentuarit dhe me interes gjithnjë e në rritje për tu vizituar nga turistët!
Pas vendimit para dy ditësh dhjetëra banorë dolën në protestë për të bllokuar nisjen e punimeve në guroren në Malin e Tomorrit, ndërsa Klosi tha se "lufta" për të mbrojtur pasuritë natyrore është e pa kthyeshme dhe se do t'i shkojnë deri në fund për ta hedhur poshtë vendimin.

Komente

