Gjykata rrëzoi planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, Avokati flet për Report TV: Vendimi një shuplakë në fytyrë për qeverinë britanike

Një vendim historik, shuplakë për në fytyrë për qeverinë britanike. Kështu e cilëson avokati Naim Hasani vendimin e gjykatës së Apelit të Londrës për të rrëzuar planin e qeverisë Britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda.

Në një lidhje skype për 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV Hasani thotë arsyetimi i gjykatës qëndron në garantimin e sigurisë dhe trajtimin njerëzor në kushtet e konventave ndërkombëtare të azilkërkuesve.

“Është një vendim historik i Gjykatës së Apelit, e cila është gjykata e dyte me e rëndësishme në Britani pas Gjykatës Supreme. Dy nga tre gjykatësit kanë vendosur që vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila e konsideronte Rundën një vend te sigurt për dërgimin e azilkërkuesve që vinin në Britani, është i paligjshëm për arsye sepse Ruanda nuk garanton sigurinë dhe trajtimin njerëzor dhe kjo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtarëve te azilkërkuesve që vijnë në Britani”, tha Hasani.

Për Hasanin vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një goditje qeverinë britanike dhe planin e saj për dërgimin e emigrantëve në Ruanda.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit është një shuplakë në fytyrë për qeverinë britanike, pasi edhe qeveria e Boris Johnson e ka cilësuar Ruandën si një vend të sigurt ku azilkërkuesit mund të jetojnë të lire. Pra qeveria britanike ka mbajtur edhe me parë këtë qëndrim dhe ajo që vlen të theksohet është se ky vendim i drejtë është një goditje për qeverinë britanike”, u shprh Hasani.

Sa i përket goditjes financiare në lidhje me shpenzimet që Britania bën për emigrantët, Hasani u shpreh se në vendimin e gjykatës nuk ishte një vendim politik por një vendim i drejtë dhe i bazuar në fakte të pakontestueshme, pa marrë parasysh sa do i kushtojë interesave politike të qeverisë.

“Ky nuk është një vendim politik por një vendim i bazuar në fakte, të cilat janë paraqitur nga trupa mbrojtëse e atyre që ishin për tu dërguar në Ruanda dhe absolutisht është një vendim i parë me fakte dhe nuk ka të bëjë me shpenzimet që do të paguajë shteti britanik apo me interesat politike por ka të bëjë vetëm me sigurinë  e jetesës dhe me garantimin e një procesi të drejtë për shqyrtimin e  kërkesave për azil të azilkërkuesit dhe të atyre që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, tha avokati.

Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi sot planin e qeverisë Britanike për frenimin e azilkërkuesve duke i dërguar në Ruanda. Gjykata e quajti të paligjshme këtë plan të qeverisë ndërsa argumenton se Ruanda nuk është një vend i sigurt për të strehuar azilkërkuesit.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë