Presidenti francez, Emmanuel Macron
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e presidentit Donald Trump tregon se është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit dhe sundimit të ligjit në demokraci.
“Nuk është keq të kesh një Gjykatë Supreme dhe sundim të ligjit. Është mirë të kesh pushtet dhe kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci”, u shpreh Macron në sallonin vjetor bujqësor në Paris.
Macron theksoi se Franca do të shqyrtojë pasojat e tarifës së re globale të Trump dhe se Franca do të vazhdojë të eksportojë produktet e saj.
Lajmi kryesor:
'Vendimi i gjykatës, qesharak'/ Trump rrit tarifën doganore nga 10 në 15% për mallrat që vijnë në SHBA
Komente






