Gjykata rrëzon 'Dosjet': Prokurori Bujar Sheshi nuk është sigurims

TIRANE-Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi, që është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke rrëzuar vendimin e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve që e nxirrte si ish-sigurims i shtetit në kohën e regjimit komunist në Shqipëri (Vendimi).

Dokumenti i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve i publikuar në media theksonte se 'gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit në kartelën Model 2, nr. 8023 janë “Bujar Rasim Shesha” i datëlindjes 1957, ndërkohë që gjeneralitetet e prokurorit janë Bujar Ramiz Sheshi, i datëlindjes 15.12.1957'. Vendimi i Autoritetit është miratuar me shumicë votash, por këtë vendim anëtari KLP e cilësoi shpifje.

Publikimi i këtij vendimi në media solli dhe një debat për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve në institucionet e reja të drejtësisë. Pas rastit reagoi edhe Prokuroria e Përgjithshme e cila sqaroi se Sheshi e kishte plotësuar nën përgjegjësinë e tij personale formularin e deklarimit.

Bujar Sheshi kërkoi nga gjykata Administrative rrëzimin e pretendimit të 'Dosjeve'. Në seancën e kaluar juristi i Autoritetit të Dosjeve kërkoi rrëzimin e padisë së bërë nga anëtari KLP-së, Bujar Sheshi.

Por avokati i Sheshit tha se "AIDSSH nuk mund të interpretonte faktin se personi që kanë gjetur në Kartelën e Sigurimit  të Shtetit (Bujar Rasim Shesha) është i njëjtë me Prokurorin Bujar Ramiz Sheshi. Nuk i lejohet ky veprim sipas ligjit, për shkak se janë autoritet informues dhe jo interpretues" tha ai. Ditën e sotme gjykata pranoi kërkesën e prokurorit duke rrëzuar vendimin e Autoritetit të Dosjeve.

Pas vendimit ka reaguar kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula e cila ka paralajmëruar apelimin. "Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës Administrative për Bujar Sheshin. I qëndrojmë vendimit fillestar. Ishte i paanshëm" tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oli: 13/04/2019 09:25

    Bujar Shehi e beri prokurorine e durrsit model, jo si Gon Gjana alias Gon Seksi qe na rrinte me defter tek dera prokurorise. Respekt per shef Bujarin se eshte profesionist ne hetim. Keto teknikat e Likes me shoket e tij veshtire se do ecin. Ketij duhet me i ra ne qaf se do i sistem te drejte, por jo se o sigurims.

    Përgjigju
  • Ilo: 12/04/2019 22:28

    Sa shpejt filloi edhe mjaftistja e Erion Velise Genta Sulo te manipuloje dosjet, Cudi?

    Përgjigju
  • danananan: 12/04/2019 13:04

    Gjykata e shpall edhe Mis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan