Të hënën Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pritet të mblidhet për të shqyrtuar rastin e anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi që rezultoi se ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe ka gënjyer organet e Vettingut për këtë fakt.
Bujar Sheshi që njihet dhe si prokuror i çështjes Meta –Prifti kaloi procesin e vettingut si prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda dhe u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sheshi ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit që në kohën e gjimnazit me pseudonimin “Venusi” dhe në vitin 1979 nisi detyrën si hetues në degën e Punëve të Brendshme në Fier.
Ky fakt është konfirmuar edhe nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, që ka vënë në dijeni dhe Kryeprokuroren Arta Marku e kjo e fundit ia ka çuar parlamentit.
“Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974,” -thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.
Në nenin 7, pika 2 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, kur flitet për ngritjen e KLP-së,saktësohet se kandidati duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991.



Kërkesa për verefikimin e kandidatit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.8%
-
Jo
11.7%
-
S'do votoj
6.5%
Vota total: 494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Zbulohet dëshmia e rrallë në hetuesi e ish-ambasadorit shqiptar në Jugosllavi: Para se të vriste veten, Mehmet Shehu më dërgoi me korrier një letër, më thoshte se…
7 Shkurt, 20:30
-
Dëshmia e rrallë e drejtorit të Zbulimit: Feçori ishte ‘kodoshi’ i fejesës së Silva Turdiut me Skënderin, pasi kur u prish ajo...
2 Shkurt, 19:13
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42
-
Dëshmia e ish-sekretarit personal të Mehmet Shehut: Kishte një kasafortë të vogël që s'ia linte askujt, erdhi urgjent nga Dajti kur u lye vila!
19 Janar, 21:49
-
Sigurimi i Shtetit! VIVA PARASHQEVI SIMAKU, VIVA! Esencë-Report Tv
31 Dhjetor 2024, 21:45
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor 2024, 20:56
-
Viti 1989/ Thirrjet vijnë nga godina e 7 e Qytetit Studenti: Viva Parashqevi, Viva!
22 Dhjetor 2024, 15:31
-
Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv
13 Dhjetor 2024, 22:37
-
Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, Tetor ‘82 mbi Kanalin e Suezit: Komandanti ka urdhëruar përgjimin e Ambasadës së Egjiptit!
10 Dhjetor 2024, 18:35