Gjykata rrëzon Haxhinaston
kthen në detyrë vajzën e Beçajt

Gjykata rrëzon Haxhinaston<br />kthen në detyrë vajzën e Beçajt
TIRANE- Gjykata e Tiranës rrëzon Ministrinë e Jashtme dhe rikthen në detyrë Selvi Beçaj, vajzën e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Elda Vrioni vendosi dje të pranojë pjesërisht padinë e paditëses Selvi Beçaj dhe të anulojë urdhrin nr.21 datë 24.01.2012 të Ministrit të Punëve të Jashtme 'Për lirim nga detyra' dhe kthimin në detyrën e sekretares së parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OSBE Vienë, të paditëses Selvi Beçaj.

Padia mban numrin 9002 u regjistrua në Gjykatën e Tiranës më 27 shkurt 2012. Ajo kishte si objekt ligjor nxjerjen të pavlshëm të urdhërit që ministri Edmond Haxhinasto ka firmosur për largimin e saj nga detyra.

Sipas Selvi Becaj, akti për lirimin nga detyra, është dhënë në kundërshtim me ligjin e rregullimin e pasojave që vijnë nga ky akt i kundërligjshëm. Nëpërmjet padisë Becaj, kërkonte kthimin në detyrën e sekretares së parë në Misionin e përhershëm të RSH pranë OSBE Vjenë si dhe pezullimin e zbatimit të urdhrit të mësipërm deri në përfundimin e gjykimit të çështjes. Sipas saj për largimin nga detyra nuk është dhënë asnjë motivacion për largimin nga detyra.

EMRI I BEÇAJT NE VIDEON META- PRIFTI
Emri i Selvi Becaj u bë e njohur nga biseda mes ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe Ilir Meta në video përgjimin Meta- Prifti. Gjatë bashkëbisedimit, Ilir Meta, i tregon ish-ortakut të tij Dritan Prifti se në rast se çështja gjyqësore e nisur nga kompania "Vllezërit Tola" Sh.p.k do arrinte të shkonte në Gjykatën e Lartë, atëherë ai vetë do ndërhynte tek Shpresa Becaj. Sipas videos të transmetuar Meta tregon se me kryetaren e Gjykatës së Lartë i ka marëdhëniet shumë të mira, për shkak se i kishte punësuar vajzën në zyrën diplomatike në Vjenë. Kaq ka mjaftuar, që të nesërmen të reagojë kryegjyqtarja Shpresa Becaj e cila ka bërë me dije se vajza e saj nuk ishte punësuar si rezultat i favoreve, por ka ndjekur të gjitha procedurat që kërkon ligji, në rastet e punësimit në administratën shtetërore.
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)