Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm më 25.11.2013 ka marrë Aktvendim përmes të cilit propozuesit i refuzohet si i pabazuar propozimi për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit me të cilin ka kërkuar që gazeta “Zëri” ta heqë nga ueb-faqja e saj artikullin në të cilin përmendet djali i kryeministrit si mik me tregtarët serbë të energjetikës, i botuar në prill të vitit 2012 në gazetën “Zëri”.
Në korrik të vitit 2012 djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Berisha, përmes dy avokatëve të tij, Artan Qerkimi dhe Korab Sejdiut, të cilit para pak ditësh iu është marrë licenca, paditën ish-kryeredaktorin e gazetës “Zëri”, Astrit Gashin, dhe gazetarin, Enis Veliu, për tekstin “Sali Berisha me mafinë serbe kundër Kosovës”.
Përmes padisë në atë kohë Berisha kishte kërkuar nga gazeta “Zëri” 100 mijë euro dëmshpërblim për dëmin moral që iu është shkaktuar.
Marrë nga "Zëri"
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)