TIRANE - Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho është shpallur i pafajshëm për akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi për shpifje. 

Gjykata e lartë mori vendimin këtë të martë. Tom Doshi kallëzoi kreun e komisionit të Sigurisë, dhe kërkoi dëmshpërblim me 1 lek për shpifjet nga Braho.

Deputeti i LSI-së akuzoi publikisht deputetin Tom Doshi se falsifikoi një raport mjekësor.

Por si përfunduan dy deputetët në gjykatë?
Në shtator të 2015 Gjykata e Lartë mori në shyqrtim padinë e Doshit duke e kaluar atë në seancë gjyqësore. Sipas Doshit Brabo kish shpifur publikisht kur deklaronte se me anë të një mjeku të njohur nga Doshi ky i fundit kish marrë një raport mjekësorë të falsifikuar për të shmangur përballjen në komisionin parlamentar ku diskutohej kërkesa e prokurorisë për të hetuar Tom Doshin.

Dy deputetët refuzuan të pajtoheni e për këtë shkak u caktua prokurori Sokol Stojani për të vlerësuar nëse ka apo jo vepër penale. Sipas prokurorisë Braho ishte i pafajshëm. Këtë kërkesë e pranoi dhe gjykata duke dhënë pafajësi.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com