Gjykata Speciale për krimet e UÇK
me vendim të përbashkët politik 

Gjykata Speciale për krimet e UÇK<br />me vendim të përbashkët politik 
PRISHTINE - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kuvendit të Kosovës ende nuk i ka arritur materiali, për Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, por nëse materiali arrin para mbajtjes së seancës, me vendimin e Grupeve Parlamentare mund të futet në rend dite.

Grupet Parlamentare kanë thënë se krijimi i Gjykatës duhet të jetë vendim i përbashkët politik. Lidhja Demokratike, ka thënë se nuk kanë asgjë kundër krijimit të Gjykatës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shtuar se thënë se Kosova duhet ta gjejë rrugën e cila i kushton më pak. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se mbrojtja e interesit shqiptar kësaj radhe do të duhej të ishte koordinimi i të gjitha subjekteve politike në Kosovë,për të thënë një jo të fuqishme krijimit të kësaj Gjykate.

Kryetari i Kuvendit, nuk ka bërë me dije nëse do ta votojë krijimin e Gjykatës, duke thënë se nuk dëshiron ta bëjë publike votën.

“Ne në kryesi që ta dini ju nuk jemi trup politik. Më tepër e administrojmë materialin që vjen në Kuvend. Veç ju kam njoftuar që letra është duke u përgatitur dhe nëse vjen në  seancë, kryetarët e Grupeve duhet të jenë të gatshëm të japin vendimin e tyre. Herët është nuk dua ta bëjë publike votën”, ka thënë Krasniqi.

Ismet Beqiri, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se ekziston diskonim i tyre që të përkrahet krijimi i Gjykatës. Ai ka shtuar se kjo nuk është çështje politike por çështje që i takon gjithë Kuvendit.

Beqiri tha se çdokush në Kosovë që është marrë me gjëra jo ligjore, veçmas me vrasjet politike që ka ndodh me veprimtarët e LDK-së duhet të zbardhet.

“Duhet që gjithë ajo që duhet të ndodh në raportin e Dik Martit, duhet të marr një epilog. E vërtetë e madhe është se na ka dëmtuar raporti, por vazhdimi i saj është një dëmtim sepse kjo çështje dhe çështje tjera duhen sqaruar.Në Kosovë kanë ndodh gjëra që sot e kësaj dite nuk janë të sqaruara, në aspektin e sigurisë... Çdokush në Kosovë që ësh të marrë me gjëra jo ligjore, ne e kemi thënë se vendor a ndërkombëtarë duhet me spastruar gjërat që kanë ndodh në këtë vend veçmas me vrasjet politike. Kosovës i duhet, familjet kanë të drejtë të dinë se çka ka ndodh me veprimtarët e LDK-së, nuk po e lidhi me gjykatën por çdo vepër çdo krim duhet të zbardhet. Kaq sa i përket çështjes së votimit të gjykatës”, ka thënë Beqiri.

Nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se krijimi i Tribunalit do të ishte në dëm të Kosovës si në aspektin politik edhe në aspektin e imazhit të Kosovës. Ai ka shtuar se i gjithë spektri politik duhet t’i thotë jo krijimit të Tribunalit.

“Qytetarët e Kosovës unë mendoj se kanë pritë që pas 15 viteve do ta kishin një Tribunal për Serbinë, e jo për Kosovën dhe Shqipërinë duke qenë që ka me mijëra kriminel të lirë të luftës të pa ndëshkuar të cilët endestrehohen në Serbi, kurse, në anën tjetër Kosova është ajo që po persekutohet dhe gjykohet. Në ndërkohë që ne mendojmë se kjo është një pabarazi dhe padrejtësi shumë e madhe që po iu shkaktohet qytetarëve të Kosovës në përgjithësi. Mbrojtja e interesit shqiptar kësaj radhe do të duhej të ishte koordinimi i tëra subjekteve politike në Kosovë, për t’i thënë një jo të fuqishme, një kundërshtim të koordinuar i gjithë spektri politik, kundër krijimit të kësaj gjykate speciale”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, Ardian Gjini, nuk ka bërë me dije se a do ta votojnë apo jo krijimin e një Gjykate të tillë, megjithatë ka shtuar se deputetët duhet të gjejnë një zgjidhje që i kushton më pak.

“Nganjëherë i gjejmë më të mirat nganjëherë i gjejmë pak më të këqija, po ne po mendojmë se gjithë në Kosovëduhet ta kuptojn ë se nuk mund të punojnë vetëm me njëndjenjë mllefi. Duhet të ketë qartësi të mendimeve dhe prapë se prapë nuk po e bëjmë këtë për Kuvendin ose për ndonjë politikan, specifik as për ndonjë njeri specifik në Kosovë, po e bëjmë për Kosovën, çka do që ndodh do të ndodh mirë ose keq për Kosovën dhe kjo është thirrje e jona. Mendoj se kemi qenë eksplicit, kryetari ka dal disa herë në media ka thënë se Kosova duhet ta gjej rrugën e cila i kushton më pak ose kur ka profit më të madh”, ka thënë Gjini.

Marrë nga "Kosovapress"

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike