Gjykata Supreme në SHBA pushon çështjen ndaj tij, Shkëlzen Berisha: Vendim i pazakontë, autori i librit iu shmang akuzave për shpifje ndaj meje

Gjykata Supreme në SHBA pushon çështjen ndaj tij, Shkëlzen Berisha: Vendim i pazakontë, autori i librit iu shmang akuzave për shpifje ndaj meje

Shkëlzen Berisha

TIRANË- Gjykata Supreme në SHBA nuk pranoi të merrte në shqyrtim një apel nga Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në lidhje me padinë e tij për shpifje mbi akuzat për korrupsion kundër tij të bëra në një libër të vitit 2015 nga autori Guy Laëson të quajtur "Arms and the Dudes". Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Shkëlzen Berisha i cili u shpreh se që nga ngritja e padisë ndaj Guy Laëson pretendon se ka pasur shumë deklarata që i hidhnin poshtë gënjeshtrat e tij, por vetë autori i librit "Armët dhe çunat" në pamundësi për të mbështetur me fakte dhe argumente, zhvendosur debatin ligjor nga vërtetësia e pretendimeve, tek mungesa e "keqdashjes  që qëllimshme".

Për Shkëlzen Berishën, Gjykata Supreme e SHBA-së dha një vendim të pazakontë duke e kufizuar çështjen vetëm në mungesën ose jo të shpifje me vetëdije, gjë që i heq të drejtë viktimave të këtyre shpifjeve për të kërkuar drejtësi.

"Ne vitin 2017 une ngrita nje padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deklaratat e tyre te genjeshterta ne lidhje me mua, te cilat kishin qellim te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Laëson dhe botuesit e librit te Laëson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Ne kete liber z. Laëson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit.

Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Laëson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes. Po ashtu per te formesuar shpifjet e tij z. Laëson perdori si burime te “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (te cilin vete Laëson e konsideronte te pabesueshem pasi e shihte si “maniak te terbuar me axhende private”)te cilet ose nuk pranuan te deshmojne gjate gjyqit ose deklaruan nen betim se nuk kishin asnje dijeni per ndonje perfshirje timen ne kete histori.

Vendosa te ngre kete padi per ti shkuar te vertetes deri ne fund dhe gjithashtu per te bere pergjegjes para ligjit, persona dhe entitete qe kishin perfituar miliona dollare mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.Pergjate gjithe kesaj sage ligjore dolen dokumenta qe vertetuan katerciperisht se te gjitha pretendimet e shkruara nga z.Laëson per gjoja perfshirjen time ne trafikun e armeve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke deshmuar nen betim, z.Diveroli deklaroi jo vetem se kishte trilluar per perfshirjen time, por sqaroi dhe aresyet e ketij mashtrimi.

Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA, te cilet gjeten se Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur hetuesit I treguan foton e tij. Me tej akoma kur z.Belliu deklaroi nen betim per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur “burim i besueshem” Erion Veliaj refuzoi te vinte per te deshmuar para gjykates shpifjet e percjella per z.Laëson.

Ndonese i kontaktuar nga une si dhe me akses te plote ne dhjetra deklarata publike te miat dhe shume te tjereve qe hidhnin poshte genjeshtrat e tij, z.Laëson nuk me kontaktoi kurre per te degjuar te verteten qe mund t’i prishte xhepit te tij fitimet e siguruara ,permes shpifjeve ndaj meje,nga kontrata me shtepine botuese.

Ne pamundesi per te mbeshtetur me fakte dhe argumenta shpifjet e publikuara dhe per t’i bere bisht nje perballje para jurise, z.Laëson vendosi te “fshihet” pas percaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vertetesia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes ne publikimin e shpifjeve ne fjale. Thene shkurt ju pervodh thelbit te ceshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listen e e shpifesve qe ne momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten ne gjyq ose pranuan nen betim se kishin mashtruar. Pra ne asnje nga tre shkallet e sistemit gjykatesit nuk vleresuan vertetesine e shpifjeve te z.Laëson por nese ato ishin bere ose jo me keqdashje. Eshte pikerisht kjo aresyeja perse dy gjykates te Gjykates se Larte te SHBA ne nje vendim jo kaq te zakonshem vendosen te publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kerkuar shkeputjen nga standarti i vitit 1964 sipas te cilit debati per shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetem me mungesen ose jo te vetedijes per shipfjen dhe keqdashjes se atij qe shpif, pasi ne kete menyre viktimave te ketyre shpifjeve, u hiqet cdo mundesi per t’i adresuar ato dhe per te kerkuar drejtesi per demin e krijuar.

Ndonese do te kisha dashur qe ky te ishte vendimi i shumices, mendimi i dy gjykatesve te nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qene e bazuar tek qellimi per te kerkuar dhe nxjerre te verteten. Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe deshmite e siguruara pergjate ketij procesi kane provuar para publikut, se gjithe pretendimet per perfshirjen time ne kete afere kane qene shpifje duke me hequr kesisoj barren morale te genjeshtrave qe kane synuar te me perbaltin pergjate gjithe ketyre viteve dhe duke provuar pertej cdo dyshimi se nuk kam pasur asnje lidhje me ceshtjen ne fjale”, shkruan Shkelzen Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdar Jasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/07/2021 16:42

    O sy peshkaqen çfar e quan ti gjykatën supreme të Amerikës gjykat Shqiptare të bër nga analfabet me 3 muaj kurs te plepat që i bëri qeni jot i zgjebosur salmut bershurra. Që bëri gjykatës si tom dreçi me shok nga IDJOT gjykatës. Jo mor sy peshkaqen ka ardh dita që familja jote e ndyr të japi llogari. Gjaku dhe djersa e këti populli do paguhet kokër në kokër o xen shëmtyra që u martove me kushurirën.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 04/07/2021 10:06

    Gafa ne Titull! Gjykata Supreme e SHBA nuk ka pushuar asnje Ceshtje ndaj Shkelzen Berisha e/o djalit te tij: "Gjykata Supreme në SHBA pushon çështjen ndaj tij, Shkëlzen Berisha: Vendim i pazakontë, autori i librit iu shmang akuzave për shpifje ndaj meje". - Fakti: Gjykata Supreme ne SHBA nuk ka pranuar te marre ne shqyrtim kerkesen e Shkelzen Berisha per rishikimin e gjyqit qe ai hapi ne SHBA ndaj gazetarit reporter Guy Lawson duke e akuzuar reporterin per shpifje. Shkelzen Berisha e ka humbur gjyqin qe hapi vete ne SHBA ne te dy shkallet e tij, ne Gjykaten e shkalles se pare dhe ne Gjykaten e Apelit: https://shqiptarja.com/lajm/humbi-gjyqin-ne-apel-me-gazetarin-ne-shba-shkelzen-berisha-duhet-te-paguaje-12-mln-shpenzime-kerkonte-60-milione-demshperblim. Si ne gjithe Boten, Gjykata Supreme ne SHBA, kur vendos te marre ne shqyrtim ne Ceshtje te ankimuar, e ben ate vetem dhe vetem per te verifikuar respektimin e procedurave ligjore gjate dy shkalleve te mbyllura me Vendim te Formes se Prere, dhe nuk hyn asesi ne administrimin, vleresimin dhe gjykimin e fakteve ne vetevete te administruara, te vleresuara e te gjykuara ne te dy Shkallet e Gjykimit. Votimi dhe shenimi i 2 nga 9 Antaret e Gjykates Supreme nuk ka te beje ne vetvete me Ceshtjen Shkelzen Berisha, por eshte teknikalitet pricipesh, dmth me kujdesin qe duhet treguar qe ky rast nuk mund te jete e nuk do te jete nje precedent routinor, pikerisht per te mos dhene asnje alibi per keqinterpretime atyre si Shkelzen Berisha. Ai kapet pas ketij shenimi te dy Antareve te Gjykates Supreme dhe ben sikur harron qe nga 9 Antare te kesaj gjykate, 7 Antare, kane votuar per te mos e pranuar Ankimimin e tij. A thua keta 7 Gjykates Supreme te SHBA jane "cmendur" e duan te vene ne rrezik reputacionin profesional e personal dhe karrieren e tyre per Shkelzen Berisha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu