Gjykata Supreme 'zhgënjen' Trump-in, lejon kongresin të marrë të dhënat tatimore të ish presidentit

Gjykata Supreme 'zhgënjen' Trump-in, lejon kongresin të marrë të dhënat tatimore të ish presidentit

Donald Trump

Gjykata e Lartë të martën e sotme ka marrë vendimin për të nxjerrë deklaratat tatimore të ish-presidentit Donald Trump para një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga Demokratët.

Lëvizja e gjykatës është një humbje e madhe për Trump, i cili ka kërkuar të mbrojë publikimin e deklaratave të tij tatimore për vite me radhë dhe aktualisht është nën hetime të shumta, shkruan CNN.

Megjithatë ndaj këtij vendimi nuk ka pasur kundërshtime të theksuara. Ekipi ligjor i Trump ka kërkuar vazhdimisht të mbajë sekret deklaratat tatimore të ish presidentit prandaj iu drejtua Gjykatës së Lartë  e përbërë nga tre prej të nominuarve të tij pasi humbjes në nivelin e gjykatës më të ulët. Shefi i drejtësisë John Roberts, i cili mbikëqyr gjykatën më të ulët që dha urdhrin në çështjen Trump, kishte vendosur një pezullim të përkohshëm të thirrjes në 1 nëntor, me sa duket për t'u dhënë gjyqtarëve më shumë kohë për ta shqyrtuar çështjen.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?