Gjykata sërish hedh poshtë nga Trump, nuk lejohet refuzimi i rezultatit nga Mike Pence

Gjykata sërish hedh poshtë nga Trump, nuk lejohet refuzimi i rezultatit nga Mike Pence

Mike Pence

Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zyrtarizimi i Biden si president i SHBA, një gjykatës amerikan e ka refuzuar padinë e dorëzuar nga një kongresmen republikan, me të cilën kërkohej që zëvendës presidentit Mike Pence t’i lejohet refuzimi i rezultatit të votave në Kolegjin Zgjedhor, kur Kongresi të zhvillojë takimin të mërkurën për certifikimin e fitores së Biden.

Kjo paraqiste edhe përpjekjen e fundit e aleatëve të presidentit në largim brenda Partisë Republikane për rrëzimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit u hodh poshtë nga një gjykatës që ishte caktuar në detyrë nga vetë Trump, Jeremy Kernodle.

Ai vendosi që Përfaqësuesi Amerikan Louie Gohmert i Teksasit dhe një listë e zgjedhësve Republikanë nga Arizona nuk mund të tregonin se kishin pësuar ndonjë dëm personal nga sjellja e pretenduar e paligjshme e Pence dhe për këtë arsye nuk kishte pozitë ligjore për të ngritur çështjen.

Gohmert, tha: “Ky vendim është shembull kur institucionet që kushtetuta jonë i ka krijuar për të zgjidhur mosmarrëveshje, në mënyrë që të mos kemi kryengritje dhe dhunë në rrugë, ato shkojnë në rrugën e gabuar”.

Megjithëse shumica e republikanëve në Kongres pritet të votojnë në favor të vërtetimit të rezultateve, një numër i vogël përfshirë senatorin Josh Hawley, thonë se ata planifikojnë të kundërshtojnë, edhe pse vota e tyre nuk pritet të ndryshojë rezultatin.

Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen në zgjedhje dhe vazhdimisht ka pretenduar pa fakte se gjatë garës ka pasur manipulime. Ai dhe aleatët e tij kanë humbur dhjetëra raste në gjykata në përpjekje për ta zhbërë rezultatin zgjedhor, i cili fitoren ia jep në mënyrë bindëse demokratit Joe Biden.

Sipas rezultatit të Kolegjit Zgjedhor, Biden ka 306 vota, ndërsa Trump vetëm 232. Joe Biden do të betohet në postin e presidentit të ri më 20 janar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brooklyn..: 02/01/2021 13:34

    Nga data 6 te shohim dhe kush do beje betimin ne daten 20 janar!!

    Përgjigju
  • Ehuu: 02/01/2021 12:21

    Po pse shqiperi eshte amerika. Kjo nuk do te thote qe gjykatesin qe ka ven trumpi te mbaje anen e tij

    Përgjigju
  • Populli: 02/01/2021 12:15

    Keta jane gjyqtare jo si gjyqtaret tane qe kane mbrapa nganje politikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja