Gjykata Themelore Prishtinë lë edhe
për një muaj në burg Ukë Rugovën

Gjykata Themelore Prishtinë lë edhe<br />për një muaj në burg Ukë Rugovën
PRISHTINË - Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar një muaj paraburgim për Ukë Rugovën, vendimi për ish-deputetin e Republikës së Kosovës, erdhi tre ditë pas riarrestimit të tij me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. 
 
Forcat policore të EULEX-it kanë shpjeguar se arrestimi i Ukë Rugovës erdhi pas dyshimeve se ai mund të largohej jashtë vendit.
“Ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga juridiksioni dhe po ashtu ekziston rreziku konkret i frikësimit të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit të EULEX-it.
 
Djali i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova është arrestuar në fillim të muajit shkurt, pas akuzave për përfshirje në veprën penale të krimit të organizuar, mashtrim, trafik emigrantësh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare të autoritetit.
 
Pas 4 muajsh burg, Rugova është liruar nga Gjykata e Apelit para 3 ditëve, por vetëm pak orë pas lirimit, Ukë Rugova është riarrestuar, sërish me urdhër të prokurorisë Speciale të Kosovës 

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma