Gjykata vendos 30 ditë burg për
imamët e akuzuar për terrorizëm

Gjykata vendos 30 ditë burg për<br />imamët e akuzuar për terrorizëm
Imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, dhe 11 të dyshuar do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka lexuar 13 të dyshuarve për kryerjen e veprave terroriste, në mesin e të cilëve është edhe imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqit dhe Kryetari i LISBA’s, Fuad Ramiqi, masën e paraburgimit prej një muaji.
 
Imamët u arrestuan nga Policia e Kosovës në një aksion të gjerë të ndërmarrë këtë të mërkurës në disa qytete të vendit.
 
11 imamët e arrestuar bashkë me të arrestuarit e tjerë dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes, rekrutim për terrorizëm, shtytje për kryerjen e veprave terroriste dhe thirrje për rezistencë.
 
Mëngjesin e së mërkurës Policia e Kosovës ka arrestuar kryeimamin e xhamisë së madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Mitrovicës Enis Ramën, imamin nga Peja Enes Goga, politikanin dhe një ndër liderët e Lëvizjes Islamike në Kosovë Fuad Ramiqin, si dhe 11 imamë dhe aktivistë tjerë.

Këto figura të profilit të lartë të klerikëve kosovarë, akuzohen se kanë nxitur të rinjtë të bëhen pjesë e organizatave terroriste Al-Nusra dhe ISIS në Siri dhe Irak, ku deri tani disa kosovarë janë konfirmuar si të vrarë.

Ndër imamët dhe aktivistët e tjerë të arrestuar janë edhe imami nga Mitrovica Ekrem Avdiu, hoxha Eroll Nesimi që administron një portal fetar, Sabahudin Selimi, hoxhë nga Vitia, Eroll Nesimi, hoxhë dhe administrues i një portali fetar, Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i një portali fetar, Leonard Ruli, i vetëquajturi Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni, Dardan Gjuka, imam nga Peja, Shefki Koraçi, imam në Kaçanik dhe Mazllam Mazllami, imam nga Prizreni.

Po ashtu, në këtë aksion policia ka arrestuar edhe Bedri Robajn i cili thirret si imam në objektin e  improvizuar, me mbishkrimin se është xhami, por që vepron jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Gjatë bastisjes në 16 zona, policia ka njoftuar se kanë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera që lidhen me rastin.
 
Aksioni i të mërkurës është kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës e cila edhe javë më parë kishte urdhëruar arrestimin e rreth 40 kosovarëve të tjerë me akuzat e përfshirjes në luftimet në Siri. Policia e Kosovës u ka bere thirrje të gjithë qytetarëve që mos të bien pre e joshjeve dhe indoktrinimeve ideologjike dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.
 
 

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi