Vrasjet në Dibër të Madhe, prokuroria: Familja u ekzekutua nga vajza e madhe (Detaje)

MAQEDONI-Gjykata e Gostivarit ka vendosur masën 30 ditë paraburgim për tre personat e arrestuar për ekzekutimin e familjes në Dibër të Madhe. Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, vajza e madhe e familjes, e cila pas arrestimit nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo ekzekutore.

“E dyshuara e parë, një grua në moshë 28 vjeçare, është nën hetim se ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit tjerë, një burrë 31 vjeçar nga Gostivari dhe 62 nga Dibra, ekzistojnë dyshime se i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës, që kanë kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 në lidhje me nenin 24 nga Kodi Penal”, thote Prokuroria.

28-vjeçarja ka deklaruar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënën Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, italian. “E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjëseve policor ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.

Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.  Fillimisht pas krimit, pista e parë e hetimit ishte konflikti për pronën, një rrugicë, ndërsa për vrasjen u akuzua dhëndri i familjes (kunati) Rasim Findo, por hetimet morën një tjetër rrjedhë duke zbuluar te verteten.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë