Gjykata vendos sot për statutin e Berishës, Bardhi: Seanca u caktua sapo një përfaqësues i Foltores takoi gjyqtarin! Rithemelimi: Ke kërcënuar gjyqtarin, do mbash përgjegjësi

Gjykata vendos sot për statutin e Berishës, Bardhi: Seanca u caktua sapo një përfaqësues i Foltores takoi gjyqtarin! Rithemelimi: Ke kërcënuar gjyqtarin, do mbash përgjegjësi

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Gjykata e Tiranës pritet do të shqyrtojë sot kërkesën e grupit të Sali Berishës për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur prej tij më 11 Dhjetor. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një emision televiziv ka deklaruar se Gjykata nuk mund të marrë sot në shqyrtim kërkesën e grupit të Rithemelimit për regjistrimin e Statutit të 11 dhjetorit, sepse nuk ka dosje.

Report Tv pyeti juristët e Partisë Demokratike, të cilët sqaruan se PD-ja zyrtare ka ankimuar vendimin që gjykata mori më 18 Mars, kur regjistroi ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut 2021. Ata thonë se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.

Sipas juristëve të Partisë Demokratike, gjyqtari Agron Zhukri nuk mund të shqyrtojë një kërkesë të Rithemelimit për ndryshim të statutit të PD-së, bazuar në kuvendin e 11 dhjetorit, pasi ekziston vetëm një PD dhe dosja me ndryshimet statutore është ankimuar prej tyre në Apel.

Ende nuk dihet nëse Apeli e ka marrë në shqyrtim këtë ankimin të selisë blu. Ndërkohë që në seancën e 18 Marsit kur u miratuan ndryshimet statutore të 17 korrikut, juristi Indrit Sefa tha se ende nuk e kishte dorëzuar kërkesën për 18 dhjetorin. Megjithatë, gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.

Bardhi hodhi edhe një akuzë në drejtim të grupit të Berishës, ku tha se gjyqtari Agron Zhukri ka caktuar datën e nesërme menjëherë pasi është takuar me një përfaqësues të Berishës. Sipas Bardhit, me këtë veprim "një gjyqtar i ka thënë burgut hapu".

"Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim", tha Bardhi në një emision televiziv.

Menjëherë pas deklaratës së Bardhit, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Rithemelimit që e quan një kërcënim ndaj gjyqtarit të çështjes. Komisioni i Rithemelimit thotë se Gazmend Bardhi me kërcënimet publike po kryen një vepër të rëndë penale për të cilën do vendoset para ligjit.

"Sot, para vendimit të gjykatës për Kuvendin e Partisë Demokratike të datës 11 Dhjetor të vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndërmarrë ndaj gjykatësit të çështjes një sulm kërcënues të pa shembullt që nga sulmi ndaj Kolegjit Zgjedhor të Edvin Ramës në vitin 2007. Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcënimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit po kryen një vepër të rende penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të pa-denjë që përbën vepër flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjykatësit, shpifjet dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çështje të tija personale me ligjin për të cilat ai mban përgjegjësi direkte dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe normat e saj", deklaron Komisioni i Rithemelimit.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ish anetari i pd: 24/03/2022 23:44

    SALI QENIN ME MORRA MERRENI DHE VARENI ATY TEK SHQUPI PER KRIMET QE I KA BERE POPULLIT SHQIPTAR...

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/03/2022 23:13

    Ky Bardhi ban mirë me shku me fillu nga e para studimet se mori në qafë edhe Bashën me këshillat ligjore të skaduara. Po të mos e kishte regjistruar statutin përpara Berishës, Rithemelimi nuk do të kishte bazë ligjore për të vepruar si Parti Demokratike pasi gjykata do të lexonte statutin e vjetër, për të vlerësuar lëvizjet e Berishës. Me regjistrimin, Bardhi i ka dhënë gjykatësit statutin e ri; mbi të cilin Rithemelimi u bazua për të vepruar; kështu që nesër, PD-ja është në duart e atyre që u takon, e shumicës së padiskutueshme të demokratëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja