TIRANE - Dosja Gjika mbyllet me pafajësi. Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika i vënë nën akuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare, pas 27 seancave gjyqësore ka fituar pafajësinë. Gjykatësi Arben Micko në vendim e tij për pafajësi ndaj Gjikës, argumentoi se prokuroria nuk ka mundur të faktojë se falsifikimi është kryer nga kryebashkiaku duke vendosur gjithashtu dhe heqjen e sekuestrove ndaj dy pallateve të konsideruara si të ndërtuara pa leje nga prokuroria, e cila kërkoi shembjen e tyre.
...
Po ashtu, gjykatësi Arben Micko dha pafajësi edhe për 6 të pandehurit e tjerë, Eleni Dardha punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë; Gentian Sherifaj, përfaqësues i firmës që ka kryer punimet e ndërtimit në një prej godinave; Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i firmës, “DECO System”; Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, pronarë të truallit ku është ngritur ndërtesa tjetër (ende e papërfunduar), në vendin e emërtuar “Tre racat”.
Në një sallë të tejmbushur me përkrahës të kreut të Bashkisë së Vlorës, menjëherë pas vendimit nuk kanë munguar dhe brohoritjet. Po vetë kryebashkiaku i Vlorës, veç emocioneve dhe gëzimit të dukshëm nuk ka asnjë koment për procesin ndaj tij.
Shpëtim Gjika sëbashku me vartësen e tij Eleni Dardha u vunë nën akuzë rreth një vit më parë nga Prokuroria e Vlorës për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Falsifikime që sipas prokurorisë kishin të bënim me dy pallate të ndërtuara në Vlorë, të cilët lejen e kishin marrë pa u kaluar fare në Këshillin e Rregullimit të Bashkisë së Vlorës, por pas 27 seancash gjykatësi Micko veç pafajësisë ndaj të pandehurve hoqi dhe sekuestron ndaj 2 pallateve.
Procesi ndaj Gjikës nisi fillimisht në Gjykatën e Vlorës për t’u transferuar me një vendim të Gjykatës së Lartë në Tiranë, ndërsa pas pafajësisë prokuroria ka reaguar duke deklaruar se do ta ndjekë procesin duke e apeluar. Më herët organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me 4 vjet heqje lirie për kryebashkiakun dhe 3 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Por vetë Gjika edhe në seancat e mëparshme gjyqësore ndaj tij kishte kërkuar pafajësi me argumentin se e ka ushtruar detyrën në krye të Bashkisë së Vlorës në respekt të ligjit.

(Ne foto: Gjykatesi Arben Micko duke lexuar vendimin)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO