DIBËR - Arrest me burg është vendosur paraditen e sotme nga Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër, për Endri Cena, i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje të Blondin Lushës dhe të mbajtjes pa lejë të armëve luftarake.
Gjyqtari Halil Vani ka marrë në shqyrtim kërkesën penale për “arrest në flagrancë ndaj personit në hetim, Endri Cena”.
Në këtë seancë, i pandehuri është përfaqësuar nga avokati i tij, Baftjar Rusi ndërsa prokuroria u përfaqësua nga prokurorja Esmeralda Cami.
Pasi u dëgjuan palët në seancë, si dhe pretendimet e të pandehurit dhe mbrojtjes për ngjarjen, gjyqtari Halil Vani vendosi si masë sigurie arrestin me burg për Cenën, “duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin flagrant” të tij.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Peshkopi, vrau shokun e ngushtë