Gjykatat, OSBE: Shqipëria s'e
ka luksin të vonojë drejtësinë

Gjykatat, OSBE: Shqipëria s'e<br />ka luksin të vonojë drejtësinë
Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE në Tiranë, Robert Wilton gjatë prezantimit të raportit “Monitorimi i Gjykimeve Administrative në 2015, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit” deklaroi se Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë.
 
Sipas tij, gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet.
 
"Prezenca konstatoi faktin pozitiv se shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat e shkallës së parë është relativisht i shpejtë.
 
Nga ana tjetër, për shumicën e gjykatave administrative të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në gjykata rezultoi e pamjaftueshme.
 
Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo Gjykatë.
 
Prezantimi i kolegëve të mi do të japë më shumë hollësi mbi gjetjet dhe do të paraqesë disa rekomandime.
 
Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet
" deklaroi ai.

 
Fjala e plotë e zv. ambasadorit të OSBE
Kur u ngrit sistemi i gjykatave administrative, në nëntor 2013, qytetarët kishin pritshmëri të larta nga drejtësia, mes tyre, gjykime të drejta dhe pa vonesa. Prezenca, duke nderuar angazhimin afatgjatë të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të garantuar shqyrtim gjyqësor të efektshëm të vendimeve administrative, filloi projektin e monitorimit të drejtësisë administrative në Shqipëri, për të identifikuar mangësitë dhe mënyrat për t’i plotësuar ato.
 
Monitorimi i Prezencës synonte të vlerësonte nëse sistemi i ri i gjykatave administrative funksionon në përputhje me standardin ndërkombëtar për gjykim të drejtë dhe me ligjin për Gjykatat Administrative.
 
Në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimeve, Prezenca konstatoi faktin pozitiv se shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat e shkallës së parë është relativisht i shpejtë. Nga ana tjetër, për shumicën e gjykatave administrative të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në gjykata rezultoi e pamjaftueshme. Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo Gjykatë. Prezantimi i kolegëve të mi do të japë më shumë hollësi mbi gjetjet dhe do të paraqesë disa rekomandime.
 
Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet.
 
Dua të falënderoj të gjithë që kanë kontribuuar në përgatitjen e këtij raporti: gjykatat, kancelarët, kryetarët, gjyqtarët dhe nëpunësit e gjykatave. Mbështetja juaj ka qenë thelbësore për suksesin e tij. Gjithashtu, më lejoni t'i shpreh mirënjohjen edhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Akademisë "Folke Bernadotte" Academy, Suedi, për kontributin financiar që kanë dhënë. Përpjekjet tona të përbashkëta janë materializuar me sukses në raportin e monitorimit dhe në organizimin e kësaj veprimtarie.
 
Shpresojmë që raporti do të krijojë bazën për angazhim të mëtejshëm në fushën e drejtësisë administrative, në dobi të aktorëve të ndryshëm të drejtësisë administrative,  por sidomos në dobi të qytetarëve shqiptarë. Te ne e keni derën hapur për sugjerime konstruktive dhe ide se si të mbështesim sa më mirë aktorët e drejtësisë administrative në sfidat e tyre të përditshme për dhënien e drejtësisë.
 

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?