/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani njoftoi të premten vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
"Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë", thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në vijim të procedurave të nisura më 10 tetor 2013 për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t'u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë, citohet njoftimi. Afati për paraqitjen e kërkesave për kandidatët fillon të hënën, 20 prill dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill.
Prej më shumë se një viti e gjysëm maxhoranca e majtë në Kuvend rrëzon rregullisht kandidaturat e propozuara nga Kreu i Shtetit për Gjykatën e Lartë, me argumentin se Presidenti duhet më parë që të konsultohet me parlamentin. Vetëm një javë më parë, seanca plenare rrëzoi përmes votimit të fshehtë kandidaturat e Futa Vjerdhës dhe të Markelian Koçës.
/Shqiptarja.com