TIRANË - Gjykatësi Alaudin Malaj nuk ka reaguar gjatë seancës degjimore në Komisionin e Ligjeve për akuzat që i kanë ardhur nga gjykatësi Gjin Gjoni.
 
Malaj, që është propozuar nga Presidenti Nishani si anëtar në Gjykatën e Lartë, refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së deputetes Ermonela Felaj për akuzat që i janë bërë nga Gjoni, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për lajme që kanë dalë nga media, ndërsa tha se ka eksperiencën e duhur për detyrën e propozuar.

Opozita i konsideroi pyetjet drejtuar gjykatësit Malaj si politike. Sipas saj, ai po gjykohej për faktin se është propozuar nga Nishani dhe kjo ishte, sipas tyre, arsyeja e sulmit ndaj tij.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)