
Molotovi dhe sendet e hedhura ndaj punonjëvse të policisë dhe institucioneve ka sjellë reagimin edhe të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh edhe Kryetare e PS për Tiranën.
Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se kjo nuk është alternativa e molotovit dhe benzinës ndaj Policisë së Shtetit është akti që turpëron dhe distancon çdo individ nga qytetaria. Deputetja socialiste nënvizon se pseudoOpozita i përket rrugës dhe kthimit pas.
“Nuk është kjo Tirana, nuk është kjo shumica, nuk është kjo Europa, nuk është kjo Shqipëria. Shqipëria nuk është dhuna.
Alternativa e molotovit dhe benzinës ndaj Policisë së Shtetit është akti që turpëron dhe distancon çdo individ nga qytetaria. PseudoOpozita i përket rrugës dhe kthimit pas.Thirrjet e hapura për dhunë që të marrin pushtetin, përdhosin demokracinë dhe shtetformimin. Nuk ndërtohet Shqipëria me akte të njerëzve të egër, nuk ndërtohet Shqipëria me flakë dhe djegie.
Shumica e heshtur e Tiranës dhe Shqipërisë duket qartë që nuk i përket anës së gabuar. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, zgjedhja e saj është paqja dhe solidariteti. Jo dhunës!”, shkruan Gjylameti.
Lajmi kryesor:
REAGIME për distancim nga dhuna! Rama: Dëmin ja bëni Shqipërisë! Meta pas 'qetësisë' i del në mbrojtje Sait Dollapit








