REAGIME për distancim nga dhuna! Rama: Dëmin ja bëni Shqipërisë! Meta pas 'qetësisë' i del në mbrojtje Sait Dollapit

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë bërë reagime të vazhdueshme gjatë zhvillimit të protestës së opozitës joparlamentare duke bërë thirrje për distancim nga dhuna.

Ministri Lleshaj përgëzoi punën e eefektivëve dhe i bëri thirrje protestuesve të mos rrezikojnë uniformat blu, ndërsa kryeministri Edi Rama foli për dështim të opozitës dhe trishtim të saj që ka gjetur zgjidhje për të marrë pushtetin sulmin e institucioneve me zjarrvënie.

Dëmi që bëhet tha Rama nuk është ndaj qeverisë, por ndaj Shqipërisë. Edhe Presidenti Ilir Meta bëri disa herë thirrje për qetësi dhe distancim nga aktet e dhunshme por qëndrimi i tij ndryshoi pas ndalimit të Sait Dollapit, sekretarit organizativ të PD-së, ku tha se ai nuk duhej të ishte në polici, por në spital. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:08
Spiropali i përgjigjet Metës: Ngatërrove padashje dhunuesin Sait Dollapi me atë që rrahën protestuesit

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar ndaj qëndrimit që pati presidenti Ilir Meta në mbrojtje të sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi. Meta tha se Dollapi duhej të ishte në spital dhe jo në polici. Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur Metës duke postuar një video të Report Tv, që shfaq Sait Dollapin para kryeministrisë teksa godet policinë. Më tej në video, Spiropali poston edhe foto nga përfaqësues të medias që u dhunuan në krye të detyrës nga protestuesit.

"Presidenti i Republikës ka ngatërruar padashje dhunuesin Sahit Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Besfor Kryeziu, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi! Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Besfori jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashë t'i vij në ndihmë me këtë korrigjim", - shkruan Spiropali.

Ora 23:13
Reagimi i katërt i Metës: Situata tek Policia e Tiranës absurde! Sait Dollapi duhej të ishte në spital!

Teksa në tre reagimet e para gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për distancim nga dhuna, në një reagim të katërt, kreu i shtetit ka ndërruar qëndrim duke dalë kundër policisë.

Presidenti Meta e quan absurde situatën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku protestuesit shkuan pas arrestimit tek Parlamenti të sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Sipas presidentit, Dollapi duhet të shoqërohet në spital për lëndimet e marra sipas tij gjatë protestës, dhe jo të mbahet në polici.

"Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici".

Ora 22:47
Meta bën thirrjen e tretë për qetësi në protestën e dhunshme të opozitës

Një reagim i tretë i presidentit Ilir Meta gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, bën sërish thirrje për qetësi dhe distancim nga dhuna.

"I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve", thuhet në reagimin e tretë të Metës për protestën e nisur në orën 18:30.

Ora 22:37
Kryemadhi indiferente ndaj çdo thirrje për qetësi (të ambasadës SHBA dhe Metës): Asnjë hap pas!

Asnjë hap pas ka deklaruar Monika Kryemadhi në një reagim në rrjetet sociale. Një qëndresë që vjen si përgjigje e një reagimi të ashpër që pati ambasada Amerikane në Tiranë për dhunën në protestën e opozitës joparlamentare. Ambasada ju drejtua liderëve të opozitë të mbajnë përgjegjësinë që u takojnë duke ruajtur qetësinë.

"Dhuna sado e madhe të jetë nuk e mposht dot qëndresën e shqiptarëve. Asnjë hap pas!", shkruante Kryemadhi.

Thirrje për qetësi dhe largim nga dhuna bëri edhe Presidenti Ilir Meta, i cili njëherësh është bashkëshort i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ora 22:33
Rama: Respekt për Policinë! Ndëshkim dhunuesve dhe zjarrvënësve

Në një reagim të dytë që nga nisja e protestës së opozitës sot në 18:30, kryeministri Edi Rama ka shprehur respekt për punën e policisë së shtetit, ndërsa thotë se turma udhëhiqet nga një politikë qorre e dëshpëruar. Kreu i qeverisë, i shprehu urimet për shërim të shpejtë ndaj efektivëve të plagosur. Ndëshkim për dhunuesit dhe për zjarrvënësit e institucioneve - thotë kryeministri.

"Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve", shkruan Rama ne rrjetet sociale.

Ora 22:23
Lleshaj-qytetarëve: Distancohuni nga grupi që sulmon policinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, në një reagim në rrjetet sociale, i bën thirrje protestuesve që të distancohen nga grupi i militantëve që sulmon policinë dhe institucionet.

"13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!", shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.

Ora 22:07
Endri Fuga: Në 2011 policia vriste protestues, sot i shpëton ata nga flakët

Drejtori i Informacionit në Kryeministri ka reaguar përmes Twitter, duke komentuar protestën e dhunshme të PD-LSI.

Endri Fuga sjell në vëmendje 21 Janarin kur forcat e Gardës së Republikës vranë katër protesues paqësorë.

“Në vitin 2011, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi policinë e tij të qëllonte dhe të vristë 4 protestues paqësorë.

Sot, policia shpëton protestuesit nga flakët e bombave molotov që mbështetësit e Bashës hedhin ndaj godinës së qeverisë” – shkruan Fuga në rrjetet sociale.

Ora 21:37
Meta bën thirrjen e dytë për protestën: Po rrezikoni policët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrjen e dytë për protestën e dhunshme të opozitës jokuvendore.

Në një reagim të dytin që nga nisja e tubimit, kreu i shtetit u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët

Thirrja e Presidentit erdhi në momentin kur militantët e opozitës po hidhnin bomba molotov ndaj kordonit të policisë tek Parlamenti. Bomba njëra pas tjetrës dhe fishekzjarrë, shpërthimi i të cilëve është bërë në mënyrë të pakontrolluar, në drejtim jo vetëm të policëve por edhe të vetë protestuesve që i kanë hedhur.

Ora 20:59
Gjylameti: Nuk ndërtohet vendi me flakë. Shqipëri si Europa nuk është dhuna

Molotovi dhe sendet e hedhura  ndaj punonjëvse të policisë dhe institucioneve ka sjellë reagimin edhe të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh edhe Kryetare e PS për Tiranën.

Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se kjo nuk është alternativa e molotovit dhe benzinës ndaj Policisë së Shtetit është akti që turpëron dhe distancon çdo individ nga qytetaria. Deputetja socialiste nënvizon se pseudoOpozita i përket rrugës dhe kthimit pas.

“Nuk është kjo Tirana, nuk është kjo shumica, nuk është kjo Europa, nuk është kjo Shqipëria. Shqipëria nuk është dhuna.

Alternativa e molotovit dhe benzinës ndaj Policisë së Shtetit është akti që turpëron dhe distancon çdo individ nga qytetaria. PseudoOpozita i përket rrugës dhe kthimit pas.Thirrjet e hapura për dhunë që të marrin pushtetin, përdhosin demokracinë dhe shtetformimin. Nuk ndërtohet Shqipëria me akte të njerëzve të egër, nuk ndërtohet Shqipëria me flakë dhe djegie.
Shumica e heshtur e Tiranës dhe Shqipërisë duket qartë që nuk i përket anës së gabuar. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, zgjedhja e saj është paqja dhe solidariteti. Jo dhunës!”, shkruan Gjylameti.

Ora 20:47
Spiropali: Cfarë të mjerësh, dëshmi flagrante e degradimit politik! Faturën do e marrin si e meritojnë në 2021

1557596169_zjarrtekryeminsitria.jpg

Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënese e Qeverisë, thotë se protesta e sotme e opozitës ishte "dëshmia më flagrante e degradimit politik".

"S'ke ç'i bën, këta janë në fakt! Sot thjesht po japin dëshminë më flagrante të degradimit të skajshëm logjik dhe rrënimit të shpejtë politik. Çfarë të mjerësh! Kusurin do ta marrin sa dhe si e meritojnë në qershor, faturën në 2021", shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Ora 20:42
Opozita në protestë/ Balla: Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

1557598149_1557597880flaka2.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën së dhunshme të opozitës para selisë së Kryeministrisë. 

Balla ka publikuar një video të medias ruse,  "Russia Today", e cila ka transmetuar direkt protestën e opozitës. Sipas Ballës, politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.

“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Balla.
 

Ora 20:37
Reagon kryeministri Rama për protestën e dhunshme të opozitës

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për protestën e dhunshme të opozitës jo kuvendore para Kryeministrisë.

E quan trishtim që një lider sipas tij po kërkon largimin nga pushteti të Ramës duke përdorur dhunën, ndërsa i bën thirrje atyre personave që ende shkojnë pas opozitës, që të hapin sytë duke parë zjarrin që u hodh ndaj institucioneve që dëmin e vetëm sipas Ramës, nuk ja bëjnë qeverisë, por Shqipërisë.

"Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!", ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri e ka shoqëruar me një video, në të cilën shfaqen pamje nga transmetimet Live të Report Tv, teksa militantët e PD-së hodhën bomba molotov tek kryeministria, çka bëri që hyrja e godinës tek pjesa e derës të shpërthejë në flakë.

Ora 20:33
Protesta e opozitës/ Veliaj: Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj

1557599366_zjarri.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas dhunës së përdorur në protestën e sotme të opozitës.

"Kjo ndodh kur shikon shumë episode "Game of Thrones" dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë!

Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria - kjo triumfon!", shkruan Veliaj.

Ora 19:42
Protesta e opozitës/ Meta: Evitoni aktet e dhunës

1557596372_policeeet.jpg

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje protestuesve të opozitës të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë aktet e dhunës që mund të shaktojnë lëndime në njerëz.

"Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve", thuhet në reagimin e presidencës.

Ora 19:39
Lleshaj: Demokracia nuk ndërtohet me molotov, askush nuk mund ta djegë Shqipërinë

1557136765_lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pasi protestuesit kanë sulmuar me molotov policinë.

"Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!", shkruan Lleshaj.

Ora 13:12
Protesta/ Braçe: Askujt s'i tregoj burgun, por dhunuesve ligjin

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar për protestën që opozita do të zhvillojë pasditen e sotme para Kryeministrisë. PD dhe LSI-ja kanë deklaruar se protesta e sotme do të jetë vendimtare duke mbajtur mister skenarin, ndërsa Braçe u kujton ligjin kujtdo që do të thyejë rendin dhe do të cenojë sigurinë.

Postimi i plotë i Erjon Braçes
Une as i tregoj e as i dua burgun

kerkujt!

Sidomos cilitdo qe qofte edhe modestisht mendon!

Por ligjin,

kujt vodhi e perseri do vjedhe,

kujt dhunoi e perseri do dhunoje,

kujt dogji e perseri do djege,

kujt vrau e perseri do vrase,

patjeter qe ja tregoj!

Ndodh kudo ku ka qytetare qe

sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunes, djegies dhe vrasjes se

gjithkujt qe eshte nje qytetar qe beson vec tek ligji!

E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete,

mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!

Por ka nje dite, nje dite,

kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin.

Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht!

Dite te mire e te paqte;

Mos harroni, Divjaka eshte 50 minuta larg prej Tiranes!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 12/05/2019 12:09

    President RRUGAC .Ne vend te inkurajoj policine mer ne mbrojtje nje kriminel rruge.Prandaj punet shkojne corap ne Shqiperi,Dallap Dallap mja u cifsha dallapet tuaj...

    Përgjigju
  • Mala: 12/05/2019 12:07

    Pozitaret duhet te marrin nje vendim qe,Meten(Ilir Meten)ta shpallin person te papranueshem per president,edhe pse PS e ka emruar vetem me voten e saja.Arsyeje eshte se Meta eshte relisht e praktikisht pjestar dhe perkrhaes I opozites,kunder pozites dhe vlerave materilae e shpirterore te shtetit e popullit shqiptar.

    Përgjigju
  • genti çepës SHIRRO: 12/05/2019 08:46

    O ilir floriri mos ki merak drejtimin e ke për në REÇ o fundërrina e kombit Shqiptar. O krimb plehu.

    Përgjigju
  • Qamili: 11/05/2019 23:43

    Per ju o komentues qe Rama ju jep nje KOCKE Per te lepire oto shkopinj gome qe u PERDOREN per z dollapi DIKTATORI NUK E KA PROBLEM TJA U KTHEJE EDHE JUVE JA KREFNI APO NUK JA KREFNI BISHTIN RAMES

    Përgjigju
    • Arrur: 12/05/2019 20:04

      Ik more derdimen. E pe se cfare bene ato fuderrirat, rrugace si puna jote? Po ske faj ti qe llap mor llapaqen per sa kohe policia nuk ju arreston ty me ate kryereugacin qe ti i dretohesh me “zoteri” dhe te tjeret me rradhe.

  • Avni: 11/05/2019 23:18

    Esat Pashë Toptani I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar për 20 vjedhje, grabitje prone e abuzime të këtij lloji. Në tri raste kishte tradhtuar hapur Shqipërinë, duke dhuruar territore në këmbim të parave. Ishte vënë në shërbim të Italisë, Serbisë, Malit të Zi, Francës, Greqisë, në interes të pushtetit të vet dhe kundër Shqipërisë.(Saliu dhe Basha jane me te poshter)

    Përgjigju
  • asolingo: 11/05/2019 22:50

    Sic i thone dhe fjales se peshku qelbet nga koka te shohim Erjonin dhe z.Lleshi a jane burra apo eshte formale cdo gje,pra do ti zbatojne ato qe thane.

    Përgjigju
  • Para Laci: 11/05/2019 20:50

    O Balla

    Përgjigju
    • asolingo: 11/05/2019 21:09

      Te mbajme fort ballkanin se Europa eshte shume larg mentalitetit tone.Kush u vjen pas ketyre"partizaneve"te Shqiperise eshte per te ardhur keq.

  • Kasem gahinji: 11/05/2019 18:49

    Dum baben.rrofte haxhi qamili.

    Përgjigju
  • Avni Rustemi: 11/05/2019 17:47

    Ti hani m...Edi Rames,Shtetit,Drejtesis dhe Popullit.Jeni vec hajduter,por koha e hajduterve iiiiiku...

    Përgjigju
    • Avni: 11/05/2019 22:40

      O Lacian..Une nuk jam i droges...Nuk e njoh dhe nuk dua ta njoh kete emer (Droge). Une jam Avni Rustemi.Te kujtohet ky emer???Jame ngritur nga varri per te qeruar nga faqa e dheut disa shitesa dhe tradhetar te Atdheut (Si Esat Pashe Toptanin) Ti e di mire kush jane keta tradhetare!!!!qe kane 29 vjet qe lyejn duart me gjak Shqipetari.Qe e vodhen dhe e shiten kete popull dhe kete vend deri ne palc.

    • Para Laci: 11/05/2019 20:51

      Po ti qe ben komente i droges je

  • USA: 11/05/2019 17:04

    QAMIL NA RROFSH K......TI DHE LULI PO MERNI DHE SALEN

    Përgjigju
  • Rilindje e degradume: 11/05/2019 16:35

    Populli duhet ta kuptoje qe pa rrezimin e anadollakut kronik Rama nuk ka zhvillim

    Përgjigju
    • Shqupisti leshedhise: 11/05/2019 19:51

      Populli e kupton mer tyc i lul kryelopes, qe ok nuk u gropos Mona -likja me Sali Bashuqin vendi eshte me rrezik.

  • Qamili: 11/05/2019 16:31

    O BURRA O POPULL PER TE RREZUAR DIKTATORIN RAMA

    Përgjigju
    • peoples: 12/05/2019 16:00

      Po pse moj qamile gru jet ti nga bathorja qe u bene thirrje burrave?

    • Per Qamilen: 12/05/2019 05:22

      Qamile gjej ndonje pune dhe mos u merr me protesta dhe kafene.

    • Rama: 11/05/2019 18:21

      Mua te me rruash bol..en e majte se te djathten po e rrun luli

  • POPULLI: 11/05/2019 15:35

    Neqoftese do kete dhune me proteste atehere te arrestohen Lulzim Basha Monika Kryemadhi Sali Berisha dhe kushdo tjeter qe cenon ligjet e shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave