Gjylameti: PD s'e pranoi rezultatin
e Dibrës, i quajti dele qytetarët

Gjylameti: PD s'e pranoi rezultatin<br />e Dibrës, i quajti dele qytetarët
Deputetja Blerina Gjylameti është shprehur se Partia Socialiste e pranon rezultatin me një ndjenjë të fortë mirënjohjeje dhe përulësie përpara komunitetit të Bashkisë së re Dibër.
 
Kjo erdhi si përgjigjie e thirrjeve të PD që Partia Socialiste të pranonte fitoren e kundërshtarëve kur vetëm sa kishte përfunduar procesi i votimit.
 
Gjylameti ka shprehur keqardhje për baltën që Partia Demokatike po hedh duke mos pranuar rezultatin, duke fyer në këtë mënyrë edhe popullin sovran të Dibrës.
 
Sipas deputetes të cilësosh si tufë delesh 18602 votuesit që vendosën t’i besojnë Ramës, tregon vetëm marrëzinë e një partie që nuk ka as vizion, as program, as lider.
 
"Pasi u mbyllën kutitë e votimit të Dibrës, Partia Demokratike, përmes koleges Jorida Tabaku, deklaroi fitoren dhe na bëri thirrje të pranojmë rezultatin. 

Ne e pranojme rezultatin me nje ndenje te forte mirenjohjeje dhe perulesie perpara komunitetit te Bashkise se re Diber. Por na vjen keq qe PD nuk e pranoi rezultatin dhe leshoi nje lume balte, qe eshte nje fyerje e madhe per popullin sovran te Dibres. 

Sipas Lulezim Bashes dhe shpures se tij, qe u shperngul ne Diber se bashku me nje çete njerezish te veshur me te zeza, 18602 mije zgjedhesit qe vendosen t'i besojne Muharrem Rames dhe Partise Socialiste, jane nje tufe delesh qe kullosin ne parcelat e hashashit! 

Kjo eshte pak te thuash, marrezia e nje partie qe s'ka as vizion, as program, as lider dhe qe e vetmja gje qe di te beje eshte te shaje, çdo dite, kudo dhe per çdo gje! 

Pas zgjedhjeve ne Diber, te cilat vete Lulezim Basha u perpoq t'i ktheje ne nje beteje politike, ai pati kurajon te shkoje me larg se imagjinata, duke e trajtuar Dibren si nje zone te kriminalizuar, ku te vetmit qe duhen falenderuar jane ata qe votuan per te. Sepse sipas Lulezim Bashes, 18602 mije te tjeret bashkepunuan me kartelin imagjinar te droges, ne nje vend ku per tre jave rresht, as ai e as partia e tij, nuk e permenden njehere kanabisin si problem te Dibres e nuk gjeten nje gjethe te vetme ne rrugetimin e tyre fshat me fshat per sharjet e dites. 

Ne shprehim keqardhjen e thelle per kete qendrim kaq te mjere e fyes te nje partie qe kujtoi se Dibra do t'i shkonte pas avazit te diskredituar te sharjeve, fyerjeve, budallalleqeve qe jane bere programi i vetem i Partise Demokratike! 

Ne emer te popullit te mencur e te respektuar te Dibres, ne i themi Lulezim Bashes dhe Partise Demokratike, se Dibra nuk eshte nje zone krimi e droge, po nje vend me tradita qe sic thote nje fjale e mencur i ka dhene mend gjithe Shqiperise! 

Ne i themi Lulezim Bashes dhe Partise Demokratike, se ata 18602 mije dibranë e dibrane, qe votuan Muharrem Ramen, bene nje zgjedhje shume te qarte politike e qytetare, duke e refuzuar shfaqjen e shemtuar te trupes se cirkur te Lulezim Bashes, e cila u be objekt barcaletash ne Diber! 

Dibra i dha nje mesim te madh Partise Demokratike, por Lulezim Basha eshte si ata nxenesit e keqinj qe nuk i marrin mesimet po vetem thellohen ne rrugen e tyre te gabuar, duke u bere problem shqetesues i shoqerise! 

Duke i falenderuar edhe njehere dibranet, per besimin e madh qe na dhane dhe duke i siguruar se do t'u jemi prane me shume se kurre, ne shprehim keqardhjen me te madhe per katandisjen e Partise Demokratike ne nje force te verber qe udhehiqet nga mllefi, paaftesia, padituria.

Si person drejteperdrejt i angazhuar ne ate fushate dhe me mirenjohjen per njerezit e mrekullueshem qe njoha, e kisha detyrim kete prononcim publik
", është shprehur Gjylameti.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron