Gjyqësori, ekspertët e Venecias
të hënën në Tiranë, ja axhenda
Ashtu sic ishte paralajmëruar raporterët e Komisionit të Venecias do të zbarkojnë në Tiranë ditën e hënë. Qëllimi i kësaj vizite do të jetë Reforma në Drejtësi. Të dërguarit e venecias do të dëgjojnë opinionet e ekspertëve ligjorë të Partisë Demokratike, pasi këta të fundit kanë shprehur skepticizmin e tyre lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar raporterët e Komisionit të Venecias do të zbarkojnë në Tiranë ditën e hënë. Qëllimi i kësaj vizite do të jetë Reforma në Drejtësi. Të dërguarit e Venecias gjatë vizitës dy ditore do të takojnë Presidentin e Republikës Nishani, kryeministrin Edi Rama, kreun e Gjykatës Kushtetuese, Ministrin e Drejtësisë, Fatmir Xhafën në cilësinë e kryetarit te komisionit te posaçëm për reformën ne drejtësi, si dhe anëtaret e Partisë Demokratike ne ketë komision. Ata do të dëgjojnë opinionet e ekspertëve ligjorë të Partisë Demokratike, pasi këta të fundit kanë shprehur skepticizmin e tyre lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë
Në datë 19 tetor, Komisioni i Venecias përmes një letre dërguar nënkryetarit të Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi Eduard Halimit bëri me dije Partinë Demokratike se në datat 2- 3 nëntor përfaqësues të "Venecias" do të vinin në Tiranë. Sekretari i këtij Komisioni, Tomas Merket shkroi në letër:
“
Do të jetë e rëndësishme për ne që të kemi dialog direkt me ekspertët nga Partia Demokratike. Më 2 dhe 3 nëntor raportuesit e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë dhe presim me padurim që t’ju takojmë ju dhe kolegëve tuaj në këtë rast”. (Jat axhenda e ekspertëve të Venecias në Tiranë)
Në datën 24 tetor Komisioni i Venecias dëgjoi zyrtarisht në një seancë të posaçme draftin e punuar nga ekspertët e nivelit të lartë vendas e të huaj . Drafti i Komisionit për reformën në drejtësi u prezantua nga konstitucionalisti Kristaq Traja, i cili referoi përpara ekspertëve të Venecias, paketën e ndryshimeve Kushtetuese.
Ne letrën dërguar Halimit sekretari Market kishte shpjeguar edhe shqëtësimin e opozitës për mungesën e ftesës ndaj tyre në sencën dëgjimore të paketës se Reformës në Drejtësi.
“Në takim në Venecia nuk do të ketë ndonjë diskutim substancial, por vetëm prezantim të draftit në terma të përgjithshëm. Prandaj ne nuk do të ftojmë pjesëmarrës të tjerë shtesë nga Shqipëria për këtë sesion”. Në muajin dhjetor Komisioni i Venecias do të publikojë opinionin e saj lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë vendas e të huaj. Po ashtu ky Komision do të mbajë qendrimin e tij edhe lidhur me konsultat që do të ketë me ekpertët e Partisë Demokratike mbi reformën në Gjygjësor. Paketa e ndryshimeve kushtetuese prek Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kompetencat e Presidentit të Republikës mbi sistemin e drejtësisë.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të sjellë edhe ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit. Procedura për ndryshime të tilla kushtetuese janë të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Neni 77 sanksionon se propozimet ligjore shqyrtohen shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin, raporti i së cilës dërgohet për votim në Parlament.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, nuk hetuat për të zbuluar të vërtetën
10 Janar, 21:23