TIRANE- Është shtyrë seanca e planifikuar për ditën e sotme per Nazime Vishën, pasi avokatja Vjollca Pustina, mungoi për shkaqe shëndetësore. 18 vjeçarja ka pranuar vrasjen e Fiqiri Mucës, babanë e 5 fëmijëve, pasi ky i fundit, sipas saj, e persekutonte dhe përdhunonte që prej moshës 14 vjeç.

Në seancën e sotme ishte parashikuar fjala e mbrojtjes, ndërsa Prokuroria seancën e 15 prillit kërkoi 17 vite burg për të pandehurën.

Seanca e radhës do të zhvillohet me datën 8 maj 2013. Pas konkluzioneve të avokates mbrojtëse, Vjollca Pustina e cila pritet të kërkojë klasifikimin e vrasje për shkak të tronditjes psikike gjykata do të dalë me një vendim. Nëse do të ndryshohet vepra penale Nazime Vishës do i lehtësohej dënimi me burg deri në 2 vite.

(ls/shqiptarja.com)