TIRANE-Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se gjykata Italiane nuk ka pranuar dëmshpërblimin prej 2 mijë eurosh të ofruar nga dhëndri i Sali Berishës, për dhunën e ushtruar ndaj tij në vitin 2016 nga Jamarbër Malltezi në aeroportin e Romës.
Gjatë ditës së djeshme kam pasur mundësinë të ndjek në rrugë juridike dy procese gjyqësore. Njërin me dhëndrin që Saliu i la partinë Lulzimin dhe njërin me dhëndrin natyral të Saliut, bashkëshortin e vajzës së tij. Njërin në gjykatën e Tiranës, tjetri në një gjykatë italiane. Ky i dyti bëhet fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së ish-kryeministrit Berisha, ku si çdo qytetar tjetër i këtij vendi po kthehesha nga një detyrë shtetërore në një vend evropian papritur dhëndri natyral i Saliut goditi bashkë në prezencë të bashkëshortes së tij, e që dje në gjykatën italiane, gjyqtari italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar se këta janë mësuar të paguajnë para këdo. Paguaj para për babalen, për kunatin e babales. Gjyqtari italian vendosi dje që oferta që kish bëri dhëndri i Saliut për 2000 euro të mos pranohej, por të bëhej i rregullt. Ndërkohë që këtu në Gjykatën e Tiranës, dhëndri tjetër i Saliut, ai i partisë, Lulzimi, një dhëndër që ja mori në qafë partinë nuk u duk fare në gjykatë.
Taulant Balla
Në 25 qershor të vitit 2016, kryetari i grupit të PS dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u konfliktuan në Romë, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi.