Gjyqi më i pazakontë në Tiranë, Elifara dhe përndjekësi martohen në sallën e gjykimit (VIDEO)

Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në gjykatën e Tiranës, ku personi i akuzuar për përndjekje dhe pala e dëmtuar, janë martuar në sallën e gjykimit. Dy të rinj që ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor janë dashuruar në sallën e gjyqit me njëri-tjetrin, ku dhe kanë shfaqur para gjykatës se tashmë ishin të martuar dhe nuk kishin asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Vajza Elifara Ahmetaj, e cila në janar 2019 kishte denoncuar në prokurori përndjekësin e saj Shefqet Pashaj për akuzën e përndjekjes, ka shfaqur para gjykatës pëlqimin se djalin e marrë të pandehur nga prokuroria e dashuron dhe me të ishte martuar.

Në kallëzimin e saj vajza ka deklaruar se ata kanë qenë të lidhur në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin, përreth tre vjet dhe para dy muajsh janë ndarë. Elifara Ahmetaj ka pohuar se pas ndarjes Shefqet Pashaj, e ka dhunuar atë psikologjikisht, duke i shkuar te vendi i punës, duke i dalë në rrugë dhe siç shprehet ajo, është ndjerë e terrorizuar. Ai ka kërkuar që ajo të rikrijojë marrëdhënien e dashurisë me të, fakt të cilin ajo nuk e pranonte. Nisur nga kallëzimi i Elifarës dhe veprime të tjera hetimore, Shefqet Pashaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Përndjekjes” dhe çështja kundër tij është dërguar për shqyrtim në gjykatë.

Rasti në fjalë nuk i ngjason aspak natyrës së çështjeve penale që zhvillohen në gjykatën e Tiranës, pasi teksa zhvillohej gjyqi, vajza e dëmtuar ka pohuar se me të pandehurin janë martuar dhe kanë krijuar një familje. Gjatë dhënies së pretencës së prokurorit Ervin Karanxha ky i fundit i kërkoi gjykatës që të ketë parasysh se “…nga kushtet që viktima e i pandehuri janë martuar me njëri-tjetrin, çka tregon një rrezikshmëri të ulët shoqërore të veprës penale, duhet të caktohet një masë e tillë dënimi që të mos dëmtojë familjen e re e cila është krijuar tani…”.

Prokurori Karanxha kërkoi që Shefqet Pashaj të dënohet me 100 orë punë të detyrueshme, kërkese e cila është pranuar nga trupi gjykues.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 12/11/2019 23:36

    Mirë që ky "dhëndri" nuk e kishte emrin Luanzhegu Pashaj...

    Përgjigju
  • Miti: 11/11/2019 18:33

    Gjykatesi ti kishte nderruar dhe emrin nuses mire do kishte bere. Pastaj te denonte me gjobe per cenim te imazhit prinderit e saj dhe punonjesin e gjendjes civile qe ka pranuar te regjistroje femijen me emrin « Elifara ». Sa per martesen, e mjera ajo cka bere qe ka pranuar. Nje idiot i till obsesiv ka per tja nxire jeten.

    Përgjigju
  • Mashtruesi: 11/11/2019 16:27

    Ky avokati qe pozon si teiumfator rezulton i denuar per mashtrim dhe eshte pa license

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion