Gjyqi në KAS, avokati: Ja gabimet e
Serbisë e UEFA, që na japin 3 pikët

Gjyqi në KAS, avokati: Ja gabimet e<br />Serbisë e UEFA, që na japin 3 pikët
Shqipëria do të marrë tre pikët në tavolinë për incidentin që ndodhi në Beograd më 14 Tetor. Kjo është bindja e avokatit që përfaqësoi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë gjatë seancës gjyqësore më 17 Prill.

Bindjen e tij, avokat Artan Hajdari e mbështet në dy argumente të fuqishme, dëshminë kontradiktore të kapitenit serb, Ivanoviç dhe faktit që arbitri i ndeshjes Atkinson, delegati apo zyrtarët e UEFA-s nuk kishin një vendim të prerë për rifutjen në fushë të ekipit tonë.

“Shanset i kemi të mëdha për të marrë tre pikët nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Beteja është e hapur, argumentet e palës shqiptare ishin të forta, koherente dhe shpresoj që të merren parasysh nga gjykata.

Shqipëria në ndeshjen në Beograd ka qenë në kushtet e një nevoje ekstreme për vetëmbrojtje dhe nuk mund të dilte dot në fushë. Përsa i përket Ivanoviçit, nuk ishte koherent në dëshminë e tij para trupit gjykues dhe shpresoj që do të merret në konsideratë.

Një nga dëshmitë e debatueshme është ajo e raportin të arbitrit dhe ajo që është fiksuar në raportin e delegatit, të cilët nuk kishin një vendim të prerë për rifutjen në fushë të ekipit tonë” deklaroi ai.

Ndërsa presidenti Armand Duka ka theksuar faktin që Shqipëria ka denoncuar sërish racizmin ndaj shqiptarëve në Serbi, i cili nëse do të merret në konsideratë nga KAS, Serbia rrezikon edhe përjashtimin nga Eliminatoret.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin