Gjyqi në KAS për Serbi- Shqipëri
Duka: Vendimi, ndoshta pas 1 muaji

Gjyqi në KAS për Serbi- Shqipëri<br />Duka: Vendimi, ndoshta pas 1 muaji
Në përfundim të seancës që u zhvillua në Lozanë Presidenti i FSHF, Armand Duka u shpreh se vendimi mund të merret ndoshta pas një muaji dhe se Shqipëria kërkon 3 pikët në tavolinë. Ndërsa shtoi se për herë të parë është diskutuar edhe për çështjen e racizmit në Serbi gjatë ndeshjes me kuqezinjtë. “Shqipëria duhet të marrë atë ndeshjen në tavolinë, sepse ndeshja nuk është ndërprerë për arsye të ekipit shqiptar, por për arsye të mungesave organizative nga ekipi serb, për arsye të dhunës dhe racizmit të shprehur nga huliganë dhe tifozë në stadium.

Dhe nga dëshmitë e djeshme është thënë e njëjta gjë, që ekipi shqiptar nuk ka refuzuar të rrijë në fushë. Ekipi shqiptar është dhunuar nga tifozët serbë dhe e ka pasur të pamundur të kthehet në fushën e lojës dhe nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë urdhër të qartë nga arbitri. Edhe sikur të kishte një urdhër të tillë, loja nuk mund të vazhdonte sepse kishte rrezik për gjithë futbollistët shqiptarë” u shpreh presidenti i FSHF, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Në Gjykatë Shqipëria është përfaqësuar nga avokati shqiptar Artan Hajdari dhe nga një avokat italian Antonio Rigozzi, i cili i ka kërkuar panelit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që të merrte në konsideratë thirrjet raciste të tifozerisë serbe dhe të përjashtonte Serbinë nga eliminatoret Euro 2016”.FSHF kërkon nga KAS-i tre pikët në tavolinë.

Ndërsa pala serbe shpreson në heqjen e ndëshkimit të 3 pikëve pas incidenteve, gjë që do ta fuste në garë për kualifikueset e kampionatit Europian. Por një gjë e tillë është shumë e vështirë që të ndodhë, pasi sipas të gjitha gjasave pritet që Gjykata t’i japë të drejtë Shqipërisë duke i dhënë pikët e plota. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë atëherë Shqipëria do të merrte kryesimin e grupit me 10 pikë në 4 ndeshje, me 3 fitore dhe një barazim duke qenë thuajse e kualifikuar, ndërsa Serbia do të humbte plotësisht shpresat për këtë edicion.

Serbi-Shqipëri mbi 11 orë dëshmi
Seanca gjyqësore në Lozanë të Zvicrës mes Shqipërisë dhe Serbisë ka vendosur një rekord, mbi 11 orë dëshmi nga dy palët në një proces maratonë që nisi në orën 08:00 të mëngjesit të së premtes dhe vazhdoi deri 21:00 të mbrëmjes. Vetëm dy ndërprerje, e para 20 minuta dhe e dyta nga ora 15:00 deri në 16:00 për të konsumuar drekën.

Intervista e plotë e Armand Dukës
Zeri i Amerikes: Zoti Duka le te bejme nje permbledhje te kerkeses zyrtare, permbajtjes dhe ne c'prova e ka mbeshtetur kerkesen ?
 
Armand Duka: Qe ne ankimimin e Federates Shqiptare te Futbollit ne Komisionin e Apelit ne UEFA dhe ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportive ne Lozane, ka qene i njejti qellim, qe Shqiperia te arrije te marre 3 piket, sepse ndeshja nuk eshte nderprere per arsye te ekipit shqiptar, por per arsye te dhunes nga huliganet qe ndodheshin ne stadium.
Faktikisht eshte Federata Serbe pergjegjese per organizimin e ndeshjes ndersa pala jone ishte pa spektatore ne Beograd.
 
Zeri i Amerikes: Na e pershkruani pak sesi u zhvillua séanca sot ne Lozane?
 
Armand Duka: Rreth ores 8:00 te mengjesit ka filluar séanca degjimore me deshmitaret e thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit si dhe nga pala serbe. Deri ne oren 18.00 jane degjuar te gjithe deshmitaret, qe nga kapiteni i ekipit Kombetar Lorik Cana, trajneri Xhani de Biazi , kapiteni i ekipit Serb dhe nje zyrtar i sigurise ne stadiumin e Beogradit. Pyetjet e deshmitareve po behen per te qartesuar te verteten se cfare ka ndodhur realisht ne Beograd. Eshte kohe pushimi dhe trupi gjykues do te marre kohen e vete per vendimin.
 
Zeri i Amerikes: Zoti Duka sa gjasa ka qe kerkesa e Shqiperise te njihet dhe a ka precedente te rrezimit nga ana e kesaj gjykate te vendimeve te UEFA-s?
 
Armand Duka: Eshte nje gje qe e kemi perseritur duke thene qe kemi 100 % te drejte, dhe nuk kemi refuzuar as per te luajtur as per te hyre ne fushe, nje pjese e lojtareve jane dhunuar nga forcat e sigurise dhe tifozet serb, nuk ka pasur asnje urdher nga arbitri I ndeshjes per ta vazhduar kete, por ajo ndeshje nuk ishte ne kushte per tu luajtuar.
 
Zeri i Amerikes:
Zoti Duka, shkurtimisht kur pritet qe te dale vendimi?

Armand Duka: Une besoj qe do te marri kohe, pasi nuk na eshte thene nje gje e qarte nga drejtuesit e seances.


18:00 Deklarata e FSHF
Përsa i përket seancës dëgjimore dhe vendimit Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate të shkurtër për mediat shprehet se
 
“Seanca dëgjimore në CAS, që mbahet sot për Shqipërinë në Lozanë nën vazhdën e ndeshjes Serbi - Shqipëri, vazhdon edhe në këto momente dhe pritet të përfundojë sot rreth orës 19-20.
 
Koha në të cilën do të shpallet vendimi do t’i komunikohet FSHF-së në ditët në vijim nga CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv)” mbyllet komunikata.

Qeveria e futbollit shqiptar në njoftimin e publikuar nuk jep sqarime rreth dëshmisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

15:30 De Biasi: Presim me besim 3 pikët
Përmes një statusi në Facebook, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, De Biasi ka njoftuar përfundimin e dëshmisë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Në statusin e tij, tekniku italian, i natyralizuar prej një muaji si shqiptar thekson se “në orën 11:25 fillova dëshminë time në KAS në Lozanë. Pas pyetjeve prej një ore kam mbaruar dëshminë. Tani presim me besim”.


15:00 Seanca në KAS
Tani fjalën e fundit për të vendosur drejtësi e ka Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për incidentin që ndodhi në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri më 14 Tetor 2014. Ditën e premte kanë dëshmuar në Lozanë para trupit gjykues pala shqiptare dhe serbe. Nga Shqipëria fillimisht ka dëshmuar kapiteni Lorik Cana më pas trajneri Gianni De Biasi dhe presidenti Duka.
 
Dëshmia e palës shqiptare është përqendruar te dhuna e tifozerisë serbe dhe pamundësia për të vazhduar ndeshjen në një ambient armiqësor, që mund t’iu rrezikonte akoma më shumë jetën pas goditjeve që pësuan pas ndërprerjes së sfidës në minutën e 41 për shkak të hedhjes në fushë të sendeve të ndaluara nga tifozët vendas.

Ndërsa gjatë pasdites radhën për të dëshmuar e kanë pasur serbët, të përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm Zoran Lakovic dhe shefi i sigurisë së Federatës serbe Milivoj Mirkov.
 
Objektivi i Shqipërisë është rrëzimi i vendimit të Disiplinës dhe Apelit të UEFA-s që i dhanë fitoren në tavolinë Serbisë.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin