TIRANE - Në procesin gjyqësor ku i pandehur është dhe kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, ka dëshmuar ish-anëtari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, Theodhoraq Pashai.

Në dëshminë e tij Pashai deklaroi para gjykatës se në mbledhjen për të cilën prokuroria heton, në Këshill janë dorëzuar dhe shqyrtuar kërkesat për leje ndërtimi nga shoqëritë “Deco Sistem sh.p.k” dhe “EN BJO sh.p.k.”

Ndërsa për të katërtën herë vetë kreu i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika nuk ka qenë i pranishëm teksa është përfaqësuar në gjykimin në mungesë nëpërmjet avokatiti të tij mbrojtës Ardian Leka.

Dy javë më pare në të njëjtin proces 3 nga 8 të pandehurit, përfituan nga amnistia e bërë nga qeveria pasi akuza që rëndonte mbi ta ishte ndërtim i paligjshëm vepër penale kjo e amnistuar.

Aktualisht të pandehur janë Shpëtim Gjika dhe 4 të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave” zyrtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)