Ndryshimet në kodin e procedurës penale dhe mungesa e avokatit të Iliaz Labit, ish-numri dy të burgjeve, është bërë pengesë për ballafaqimin e tij në gjykatë me Artur Zoton. Vetë Zoto është i pandehur për korrupsion e shpërdorim detyre, ku për të hedhur dritë mbi të vërtetën e tij për pafajësi kishte kërkuar si dëshmitar ish vartësin Iliaz Labi.

Labi u paraqit në gjykatë por kërkoi të dëshmojë e ballafaqohet duke pasur të pranishëm avokatin e tij, mungesa e të cilit u bë shkak për shtyrjen e seancës për të hënën e ardhshme. Në këtë proces është ftuar për të dëshmuar dhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani dhe biznesmenët e akuzuar për korrupsion së bashku me Zoton e Labit në lidhje me tenderat e ushqimeve për të burgosurit.

d.c./shqiptarja.com